Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Oficer i Lartë Kredie

    Tirane, ofrohet vend pune Oficer i Lartë Kredie
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Ekonomist-Financier/eFinance-Specialist | Banke / SigurimeMenaxhim | Administrim Biznesi
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    EPPC Albania po kërkon për klientin e saj, një institucion financiar, një Oficer të Lartë Kredie.
    Përgjegjësitë kryesore:
    Analizon tregjet potencialë në mënyrë që të identifikojë nevoja të mundshme dhe zhvillon një plan kërkimor duke konsideruar profilin e duhur të klientit;
    U siguron shërbim të shpejtë dhe profesional klientëve potencialë dhe ekzistues duke ndërtuar marrëdhënie afatgjata;
    Identifikon klientë potencialë, individë ose biznese në nevojë për financim dhe negocion me ata për financim ose ofron këshillim financiar;
    Inicion në mënyrë proaktive procesin e shitjes për të arritur objektivat e shitjes;
    Vlerëson risqet lidhur me aplikimin për kredi duke konsideruar karakterin e klientit, stabilitetin e biznesit dhe informacionin në sektorin përkatës;
    Analizon kapacitetet ripaguese të klientit dhe përcakton nëse kredia mund të përmbajë një risk të pranueshëm brenda udhëzimeve të politikave të kredisë;
    Kryen të gjithë kontrollet e nevojshme sipas procesit të kredidhënies mbi historikun e kredive të palëve dhe personave të lidhur si dhe dokumentacionit përkatës që është pjesë e propozimit për aprovim;
    Qëndron i përditësuar në lidhje me produktet, procedurat dhe politikat e reja, si dhe termat dhe kushtet e reja të propozuara nga Kompania;
    Performon mbledhjen e hershme dhe intensive të kredisë dhe ndjek vonesat sipas strategjisë së kompanisë me fokus normalizimin e pagesës së kredisë duke u përqendruar tek negocimi me klientin;
    Siguron trajnim dhe mentorim të përditshëm për Oficerët e rinj duke bërë të mundur integrimin më të shpejtë të tyre në institucion.
    Kërkesat për këtë pozicion janë:
    Diplomë Universitare e preferueshme në Financë, Administrim Biznesi ose në fusha të tjera të ngjashme;
    Eksperienca e Punës e preferueshme minimalisht 5 vite eksperiencë në pozicione të ngjashme;
    Aftësi shumë të mira për të iniciuar, menaxhuar dhe zhvilluar marrëdhënie biznesi;
    Aftësi të shkëlqyera analize financiare;
    Profil i orientuar drejt objektivit.
    Si të aplikoni:
    Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në linkun që vijon: https://aplikim.eppc.al
    Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
     
    www.eppc.al | aplikim.eppc.al
Working...
X