Profili i kompanisë: BALFIN Group, Balkan Finance Investment Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 5000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
Neptun shpk është pjesë e Balfin Group e specializuar në tregëtimin e pajisjeve Elektroshtëpiake.
Pozicioni: Këshillues Klienti Librazhd
Departmenti: Retail
Vendodhja: Librazhd
Qëllimi i Pozicionit: Fokusi kryesor i një Këshillues Klienti është tu ofrojë klientëve një shërbim të jashtëzakonshëm dhe nje eksperiencë pozitive në blerje.
Jeni energjikë dhe të apasionuar pas teknologjisë?
Jeni një person me pasion, dashamirësi dhe buzëqeshje?
A ju pëlqen të komunikoni me njerëzit e tjerë?
A ju pëlqen të punoni në një mjedis modern dhe miqësor?
Dëshironi të punoni në një kompani dinamike me mundësi trajnimi dhe zhvillimi të vazhdueshëm?
Atëherë ju jeni ai / ajo që NEPTUN po kërkon!
Detyrat dhe përgjegjësitë në ekipin tonë:
Të realizojë objektivin mujor individual të shitjeve duke arritur në mënyrë të vazhdueshme objektivat ditorë/ javorë;Të komunikoni dhe ti shërbeni klientëve sipas standarteve të kompanisë;Të jeni përgjegjës për mirëmbajtjen, organizimin dhe pozicionimin e produkteve në sektorin e tuaj;Të ndiqni dhe zbatoni udhëzimet e shitjes për sektorin tuaj;Të menaxhoni ankesat dhe komentet e klientëve sipas standarteve të kompanisë;Të keni njohje dhe monitorim shumë të mirë të stokut të produkteve të sektorit tuaj;Të organizoni dhe propozoni porosi të produkteve nën përgjegjësinë tuaj;Realizimi i inventarëve për sektorin tuaj dhe raportimi i rezultateve;
Kërkesat:
✔️ Diplomë e Shkollës së Mesme, (Diploma Universitare përbën avantazh);
✔️ Përvojë pune në shitje me pakicë;
✔️ I aftë për të punuar në grup dhe nën presion;
✔️ Energjik dhe të pëlqejë punën me marëdhënie me klientin;
NEPTUN ju ofron:
- Trajnim i vazhdueshëm
- Një pagë të drejtë të bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës si dhe bonuse atraktive për arritjen e objektivit mujor
- Ambjent i shkëlqyer pune në dyqane moderne
- Mundësi karriere në një kompani në rritje dinamike
Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë aplikimet e tyre me e-mail në adresën tonë elektronike [email protected].
Afati i dorëzimit: 15.02.2024
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Apliko