Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Specialist per POS/E-Commerce

    Tirane, ofroj vend pune Specialist per POS/E-Commerce
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Ekonomist-Financier/eFinance-Specialist | Banke / Sigurime
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Union Bank operon prej më shumë se 18 vitesh në tregun shqiptar e pozicionuar si një bankë e shëndetshme dhe e qëndrueshme ku nëpërmjet një rrjeti të gjerë prej 32 degësh dhe 68 ATM në qytetet më kryesore të Shqipërisë, u shërben me profesionalizëm mbi 130,000 klientëve. Prej fillimit të aktivitetit në vitin 2006, banka ka shënuar një rritje domethënëse në tregun bankar duke arritur mbi 100 miliard Lekë asete..
    Union Bank ofron një kulturë pune ku vlerësohet diversiteti, ku çdo pjesëtar i skuadrës është shumë i rëndësishëm për suksesin e binzesit prandaj impenjohemi maksimalisht të krijojmë një ambient motivues, gjithëpërfshirës dhe me shanse të barabarta zhvillimi. Gjithashtu ne investojmë në mënyrë të vazhdueshme në trajnimin dhe zhvillimin e punonjësve për të ofruar një eksperiencë të shkëlqyer bankare për klientët tanë.
    Ne vlerësojmë profesionistët e kualifikuar, besnik dhe të përkushtuar si asetin tonë më të çmuar prandaj kërkojmë kandidatë të përshtatshëm që të bëhen pjesë e skuadrës në Njesine e Zhvillimit te Biznesit për POS/E_Commerce pjese e Departamentit te Menaxhimit te Kanaleve Alternative, në Drejtorinë e Përgjithshme në Tiranë, në pozicionin:
    Specialist per POS/E-Commerce ​Qëllimi i përgjithshëm i punës:
    Fokusi kryesor i rolit do te jete mbarevajtja e proceseve te biznesit qe lidhen me biznesin e POS/e-Commerce ne ambintet fizike/virtuale te tregtareve. Bashkepunon me partnere te brendshem dhe te jashtem me qellim final shtimin e volumeve te biznesit, duke perdorur maksimalisht portofolin e produkteve per te krijuar nje rrjet tregtaresh qe ta shohin banken si partnerin e tyre te zgjedhur.
    Përgjegjësitë kryesore:
    Monitoron gjithe procesin e kerkesave per terminalet POS/e platformave E-Commerce qe nga fillimi i kerkeses se Tregtarit pavarisht kanalit te shitjes se perdorur deri ne instalimin final gjate gjithe ciklit te jetes se tregtarit.
    Mbledh, shqyrton dhe kontrollon saktesine proceduriale ne cdo aplikim per shtim te tregtareve. Sigurohet qe klasifikimi i tregtareve perpara aprovimit eshte sipas nivelit te percaktuar te riskut dhe ndjek proceduren e percaktuar te miratimit.
    Menaxhon inventaret e terminaleve POS duke propozuar veprime konkrete te nevojshme per vazhdimesine e biznesit
    Ofron konsulence dhe jep udhezime ne lidhje me produktin ne bashkepunim te plote me perfaqesuesit e kanaleve te shitjes per te siguruar zhvillimin e biznesit
    Pergatit dhe ndjek me kanalet e shitjes procesin e rialokimit te paisjeve tregtare inaktive ashtu si dhe ndjek iniciativat e rena dakort per rritjen e volumeve.
    Bashkepunon me partneret e bankes dhe skemat e pagesave (VISA dhe MasterCard) per te gjitha kerkesat qe ndihmojne ne zhvillimin e biznesit, duke perfshire dhe pjesmarrjen si anetar ne projekte zhvillimi sipas percaktimeve ne kohe
    Monitoron tregun lokal dhe zhvillimet teknologjike brenda dhe jashte vendit qe lidhen me biznesin e pranimit te pagesave ne terminale. Analizon tregun vendas dhe Bankat konkuruese per zhvillimin e rrjetit te terminave POS
    Ndjek dhe monitoron ciklin e ofrimit te ofruar nga banka dhe partneret e bankes, gjate gjithe ciklit te jetes se Tregtarit, duke perfshire kerkesat e onbording, asistencat teknike dhe zgjidhjen e ankesave.
    Kryen procese periodike kontrolli dhe procese ad-hoc kontrolli per te siguruar qe bashkepunimi me tregtarin eshte ne perputhje me procedurat e aprovuara te bankes si dhe me skemat nderkombetare te pagesave (Visa dhe Master Card) dhe vepron sipas procedurave ne fuqi
    Te informohet per politikat dhe procedurat e zhvillimit te biznesit te skemave te pagesave (VISA dhe MasterCard) dhe te propozoje ndryshimet e nevojshme per te siguruar përputhshmëri.
    Perfshihet ne pergatitjen e rasteve dhe propozon skema kufizuese individuale per Tregtar ose grup industrish qe synojne parandalimin e sjelljeve dhe ngjarjeve mashtruese
    Monitoron dhe raporton performancen e aktivititetit te pranimit te pagesave te tregtareve sipas matrices se performances se percaktuar dhe propozon veprime korrigjuese qe synojne permiresimin e aktivitetit
    Monitoron dhe raporton nivelet e sherbimit te rene dakort me palet e perfshira brenda dhe jashte bankes
    Monitoron dhe raporton cilesine e transaksioneve dhe propozon masa korrigjuese per uljen e kostove dhe rritjeve te shërbimeve.
    Kërkesat e profilit:
    Diplomë Universitare, e preferueshme profili Ekonomik ose fusha të lidhura me të
    2 vite eksperiencë në pozicione të ngjashme
    Preferohet njohuri mbi operacionet bankare dhe sistemet e pranimit te pagesave
    Aftesi shume te mira analitike
    Aftësi shumë të mira komunikimi dhe shkrimi
    Aftësi për të punuar në ekip, te kete incentive, te jete i vetmotivuar dhe te prodhoje pune cilesore ne minimumin e mbikqyrjes.
    Njohuri të mira të gjuhës Angleze.
    Njohuri shumë të mira të paketës mikrosoft
    Të ruajë konfidencialitetin e informacionit.
    Personat e interesuar duhet të dërgojnë brenda datës 13 Janar 2025:
    CV
    Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin
    Dokumentat duhet të dërgohen në adresën e-mail: [email protected]
    Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.
    Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.
    Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.
    Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.
    Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në [email protected].
     
    Apply

    WhatsApp

    Union Bank
    Blv. Zogu I, perballe stacionit te trenit, Tirane
    Fax: +355 4 2272 880
    [email protected] | www.unionbank.al
Working...
X