Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Durres, ofrohet vend pune Inxhinier/e Preventivues Kostoist


    Progeen shpk është një shoqëri ndërtimi e cila operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si investitor dhe kontraktor kryesor. Vlerat kryesore të Progeen janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt të sajin. Progeen ndodhet me seli në Rr.”Shyqyri Berxolli”, Pallati. Intercosat, Nr. 36B, Tiranë, Shqipëri.

    Pozicioni: Inxhinier/e Preventivues Kostoist
    Departamenti: Teknik
    Vendndodhja: Durrës

    Përmbledhja e Pozicionit: Inxhinieri Preventivues/Kostoist është përgjegjës për ndjekjen e kostos së objekteve në mënyrë periodike, hartimin e preventivave si dhe analizave teknike të çmimeve për zërat përkatës si dhe të punimeve shtesë. Kryen rol tekniko-organizativ për projektet në ndërtim. Ai raporton direkt tek Drejtori Teknik ose Administratori.

    Detyrat dhe Përgjegjësitë:



    Të hartojë dhe përgatisë preventivat e objekteve të planifikuara për t’u ndërtuar nga Shoqëria;Të kontrollojë përgatitjen e Situacioneve mujore, librezave të masave, analizave teknike të çmimeve të punimeve mbështetur në metodollogjinë e zbatimit të Shoqërisë;Të hartojë dhe përgatisë preventivat me çmimet përkatëse për zërat e punimeve që kryen nga vetë Shoqëria si dhe preventivat me çmimet përkatëse për zërat e punimeve që kryen nga nën-kontraktorët;Të ndjek dhe kryej, raportimin e kostos në mënyrë periodike gjatë fazës së ndërtimit të objekteve;Të nxjerr koefiçientët tekniko-ekonomik, që shërbejnë për planifikimin e fondeve sipas llojit të ndërtimit, si dhe të japi asistencë në përgatitjen e buxhetit mujor, raporteve të kostove dhe Cash Flow të punimeve;Të kontrollojë dhe vlerësojë preventivat e kontratave/tenderave me fonde pubike dhe preventivat e tjerë për projekte të porositura nga Shoqëria, mbas shqyrtimit të projektit të aplikoj çmimet për njësi sipas analizave teknike të Shoqërisë;Të kontrollojë preventivat me çmimet përkatëse të projekteve të ndryshme që vijnë nga studiot e projektimit;Të rishikoj analizat teknike dhe analizat e manualit të çmimeve sipas tregut dhe publikimeve zyrtare;Të kryejë rishikim periodik të legjislacionit dhe botimeve në Fletoren Zyrtare, në lidhje me çështje të kostove të ndërtimit dhe procedurave të kontrollit tatimor;Të kontrollojë tregun për çmime të dhëna nga kontraktorët dhe nën-kontraktorët duke raportuar tek Drejtori Teknik/Administratori për të ndihmuar në negocimet e ndryshme që do të bëhen për finalizimin e çmimeve në preventivë;Të kontrollojë rakordimin mujor me Departamentin e Financës për inventaret, gjendjen në magazinë dhe shkarkimin e materialeve;Të kontrollojë rakordimin mujor të Inventarëve fizik të materialeve;







    Kualifikimet dhe Kërkesat:

    Edukimi: - Diplomë në Inxhinieri Ndërtimi.
    Eksperienca: - Eksperiencë pune 3-5 vite si preventivues/kostoist.

    Aftësi të tjera:



    Të ketë një eksperiencë të mjaftueshme në fushën e mbajtjes së kostos në shoqëritë e ndërtimit;Të ketë aftësi të përshtatet me teknologjinë dhe kërkesat e reja që dikton tregu i ndërtimeve;Të jetë i azhornuar me çmimet e tregut për proçeset e ndryshme të punimeve për ndërtime civile dhe industriale;Të jetë i aftë të menaxhoj dhe punojë në grup;Të ketë aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime;Të njohë programet bazë në kompjuter, Microsoft Office, Autocad, etj.


    Përfitimet:



    Një ambient mikëpritës dhe dinamik ku keni mundësi dhe hapësirë për tu rritur profesionalisht;Një pozicion pune tërheqës ku të ofrojmë mundësinë për të qënë pjesë në projekte sfiduese;Mentorim dhe mbështetje për zhvillimin tuaj personal dhe profesional.


    Mënyra e aplikimit:
    Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën: [email protected] (duke specifikuar në subjekt të e-mail-it titullin e pozicionit) ose nëpërmjet modulit të websitit.

    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

    Apliko
    Apliko
Working...
X