Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Vlore, ofrohet vend pune Menaxher i Lartë i Pastrimit të Jashtëm | Green Coast

    Vlore, ofrohet vend pune Menaxher i Lartë i Pastrimit të Jashtëm | Green Coast
    Dhermi - Palase

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Menaxhim
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Balfin Asset Management and Hospitality, i themeluar në vitin 2023, është një lider i dalluar në menaxhimin e strukturave të mikpritjes, si dhe një ekspert në optimizimin e aseteve, maksimizimin e performancës operacionale dhe zhvillimin komercial e rekreacional Mixed-use. Me një sipërfaqe të menaxhuar prej mbi 1,2 Mil m2 dhe një portofol prej më shumë se 20 shërbimesh të ndryshme në menaxhimin e aseteve dhe pronës, kompania ofron zgjidhje gjithëpërfshirëse për klientelën e saj të larmishme.
    Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.
    Pozicioni: Menaxher i Lartë i Pastrimit të Jashtëm
    Departamenti: Resort - Pastrim
    Vendndodhja: Green Coast, Palasë
    Lloji i punësimit: i Përhershëm
    Përmbledhja e Pozicionit:
    Menaxheri i Lartë i Pastrimit të Jashtëm mbikëqyr të gjitha aspektet e shërbimeve të pastrimit të jashtëm në resortin tonë. Ky pozicion i rëndësishëm drejtues sigurohet që zonat e përbashkëta të jashtme të mirëmbahen me kujdes, duke ofruar një përvojë luksoze për banorët dhe vizitorët. Ky rol kërkon një individ që zotëron aftësi udhëheqëse, kujdes për detajet dhe një pasion për sigurimin e standardeve më të larta të pastërtisë dhe paraqitjes në të gjitha hapësirat e jashtme.
    Përgjegjësitë dhe Detyrat Kryesore:
    Menaxhimi i Pastrimit të Jashtëm
    • Mbikëqyr dhe drejton ekipin e pastrimit të jashtëm, duke përfshirë pastrimin, mirëmbajtjen dhe prezantimin e hapësirave të jashtme.
    • Sigurohet që të gjitha hapësirat e jashtme të pastrohen dhe mirëmbahen sipas standardeve më të larta për të siguruar një përvojë luksoze për banorët dhe vizitorët.
    • Zhvillon dhe implementon skedule ditore dhe javore për pastrimin e hapësirave të jashtme, duke marrë parasysh kërkesat e larta të një resorti premium.
    • Koordinohet me departamentet e tjera dhe palët e treta për të siguruar një menaxhim efektiv të koordinuar të hapësirave të jashtme.
    Udhëheqja e Ekipit
    • Udhëheq dhe motivon stafin e ekipit të pastrimit të jashtëm, duke siguruar moral të lartë dhe ekzekutim efikas të detyrave.
    • Organizon trajnime të rregullta për të siguruar që stafi të respektojë procedurat e pastrimit, protokollet e sigurisë dhe standardet e resortit.
    • Vlerëson performancën e ekipit, ofron feedback konstruktiv dhe kryen vlerësime të performancës të punonjësve.
    • Cakton detyra të përditshme për stafin që ka nën varësi, cakton turnet dhe menaxhon kërkesat për pushime duke siguruar mbulimin e duhur të detyrave të pastrimit të jashtëm.
    Fokusi te Përvoja e Klientëve
    • Inspekton rregullisht hapësirat e jashtme për të siguruar përputhshmërinë me standardet e pastrimit, mirëmbajtjes dhe estetikës.
    • Adreson me përpikmëri kërkesat dhe ankesat, duke siguruar që të gjitha hapësirat e jashtme të plotësojnë pritshmëritë e një resorti luksoz.
    • Sigurohet që kërkesat e veçanta për evente në hapësirat e jashtme (p.sh., evente në natyrë, organizime të veçanta) të realizohen pa asnjë mangësi.
    Menaxhimi i Inventarit dhe Pajisjeve
    • Menaxhon inventarin e pajisjeve të pastrimit dhe mjeteve të mirëmbajtjes së jashtme, duke siguruar që ekipi të jetë i pajisur mirë për të kryer detyrat e tij në mënyrë efikase.
    • Mbikëqyr blerjen e produkteve dhe materialeve cilësore për pastrimin e jashtëm duke kontrolluar kostot.
    • Mban një hapësirë të pastër dhe të organizuar magazinimi për të gjitha materialet dhe pajisjet e pastrimit të jashtëm.
    Përputhshmëria me Shëndetin dhe Sigurinë
    • Sigurohet që praktikat e pastrimit të jashtëm të përputhen me rregulloret lokale për shëndetin dhe sigurinë.
    • Inspekton rregullisht hapësirat e jashtme për rreziqe të mundshme (p.sh., sipërfaqe të lagura, objekte të thyera) dhe merr masa të menjëhershme për të adresuar çështjet e sigurisë.
    • Mbikëqyr dhe udhëheq iniciativat e menaxhimit të mbetjeve për të siguruar përputhshmërinë mjedisore dhe efikasitetin operativ.
    • Mbikëqyr çdo shërbim të jashtëm për pastrimin ose largimin e mbetjeve për Resortin, Lungomaren, La Vista, ose çdo zonë tjetër të menaxhuar.
    • Mbikëqyr dhe monitoron shërbimin e grumbullimit të mbetjeve nga Komuna dhe raporton çdo çështje lidhur me këtë shërbim tek supervizori.
    Bashkëpunimi me Departamente të Tjera
    • Punon ngushtë me ekipin e mirëmbajtjes për të siguruar që çdo riparim apo problem lidhur me hapësirat e jashtme të trajtohet menjëherë.
    • Bashkëpunon me operacionet/administratën për të siguruar që nevojat dhe preferencat e banorëve/vizitorëve lidhur me hapësirat e jashtme të plotësohen.
    • Ofron sugjerime për menaxhmentin në lidhje me përmirësimet e mundshme në hapësirat e jashtme që mund të përmirësojnë përvojën e klientëve.
    Kualifikimet e Kërkuara:
    • Diplomë e shkollës së mesme ose ekuivalente. Diplomë në menaxhimin e hoteleri-turizmit, menaxhimin e shërbimeve, ose një fushë të ngjashme përbën avantazh.
    • Minimumi 5 vite eksperiencë në pastrimin e jashtëm dhe/ose pozicione të ngjashme në hotele, resorte ose vila të kategorisë luksoze, me të paktën 2 vjet në një pozicion mbikëqyrës ose menaxherial.
    • Njeh shumë mirë rregulloret e shëndetit dhe sigurisë, veçanërisht të mjediseve të jashtme.
    • Zotëron njohuri mbi mjetet dhe materialet e pastrimit të jashtëm, dhe procedurat e mirëmbajtjes.
    • Zotëron shumë mirë sistemet dhe mjetet e përdorura në menaxhimin e pastrimit, si dhe paketën M. Office.
    Kompetencat Kryesore:
    • I përpiktë, i saktë, dhe i aftë të zgjidhë problemet në kohë.
    • Vëmendje të lartë ndaj detajeve, me fokus pastërtinë dhe prezantimin sa më të mirë.
    • Aftësi të forta komunikimi verbal dhe të shkruar, shoqëruar me aftësinë për të bashkëvepruar efektivisht me stafin, menaxhmentin dhe banorët/vizitorët.
    • Aftësi të shkëlqyera organizative dhe të menaxhimit të kohës.
    • I fokusuar ndaj klientëve, me një qëndrim pozitiv.
    • Aftësi të forta drejtuese dhe menaxhuese ekipi, përfshirë aftësinë për të motivuar dhe zhvilluar një ekip.
    • I aftë të kryej punë manuale, ngrej dhe lëvizi sende, eci distanca të gjata dhe punojë në ambiente të jashtme në kushte të ndryshme moti.
    • Fleksibilitet lidhur me orarin e punës, përfshirë fundjavat, festat dhe mbrëmjet, sipas nevojës për të siguruar mbulimin 24/7 të hapësirave të jashtme.
    Kushtet e Punës:
    Balfin Asset Management and Hospitality është një punëdhënës me mundësi të barabarta që ofron një mjedis pune profesional dhe dinamik, një paketë tërheqëse kompensimi dhe përfitimesh dhe mundësi për të shpalosur plotësisht potencialin tuaj profesional.
    Mënyra e Aplikimit:
    Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në këtë link.
    Afati i Aplikimit: 15/01/2025
    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.​
     
    Apply

    WhatsApp

    “Bajram Curri” Boulevard, ETC Business Center - TIRANE
    W: +355 69 703 9642
Working...
X