Company: Agikons SH. P .K
Location: Tirana, Albania
Departamenti: Teknik & Zbatim
Pozicioni i Punës: Inxhinier Ndërtimi/Supervizim
Pëshkrim i përgjithshëm
Supervizor i Ndërtimit është përgjegjës për supervizimin e projekteve duke kontrolluar projektet, kryerjen e inspektimeve të cilësisë, mbikqyrjen e nënkontraktuesve dhe stafit të zbatimit te projektit.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
Inspektim ditor i punimeve dhe kontroll i cilësisë së punimeve;
Kontrolli dhe Çertifikimi mujor i punimeve te kryera nga nënkontraktorët, baza, norma.
Monitorimin e grafikut të punimeve ndërtimore në përputhje me ndërtimin e objektit;
Të krijojë dhe të prodhojë një sistem raportimi ditor të kontrolleve të kryera gjatë proçesit të ndërtimit. Ky raport duhet të ketë detajet e nevojshme në mënyrë që të jetë i mundur vlerësimi i progresit të punimeve duke u refereruar grafikut te punimeve. Në këtë raport duhet të përfshihet një përshkrim i shkurtër i aktivitetit të ndërtimeve;
Monitorimi ditor i proçesit të ndërtimit dhe sigurimi që ndërtimi po kryhet në përputhje me projektin dhe specifikimet teknike;
Të krijojë dhe prodhojë një raport teknik (te shoqeruar dhe me foto) të mirë organizuar të aktivitetit ndërtimor, ky raport do i dërgohet çdo javë Eprorit;
Të menaxhojë çdo ndryshim të punimeve/porosise dhe të kërkoj aprovimin tek strukturat përkatëse për këto ndryshime;
Të menaxhoj dhe të përgjigjet në bashkëpunim me Inxhinierin kërkesave për informacion që mund të ketë investitori.
Të kontrollojë dhe të raportojë për progresin e punimeve;
Të përcaktojë mënyrën dhe frekuencën e testimeve për punimet dhe materialet ndërtimore;
Të miratojë punimet e kryera dhe materialet e përdorura gjatë ndërtimit;
Të kryejë kontrolle të vazhdueshme si dhe një kontroll përfundimtar përpara nisjes së proçedurës për dorëzimin e objektit; (baza per aktet e kolaudimit)
Të sigurojë që po zbatohen të gjitha kërkesat ligjore për objektin.
Të kontrollojë dhe të miratojë dokumentat e realizuara gjatë ndërtimit të objektit.
Çdo detyrë tjetër të diktuar nga nevojat e punës.
Kriteret dhe Aftësitë:
Diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit.
Kandidatët preferohen te kenë minimalisht 5 vite pune si Inxhinier Ndërtimi në SUPERVIZIM por përparësi kanë kandidatët me më shumë vite eksperiencë në këtë fushë.
Të zotërojë liçensë të vlefshme në Projektim dhe / ose Mbikëqyrje në kolaudim, në të kundërt të plotësojë kriteret e nevojshme për tu pajisur më një të tillë.
Avantash kandidatet të cilët disponojnë më shumë pika në keto Liçensa.
Të zoterojë shumë mirë programin AUTOCAD, si dhe Paketën Office.
Të ketë njohuri shumë të mira në leximin, zbatimin dhe supervizimin e projekteve.
Preferohet të zoterojë gjuhën Angleze dhe Italiane.
Të ketë aftësi të mira planifikuese, organizuese dhe komunikuese.
Departamenti i Burimeve Njerezore
Agikons. Sh. P. K
E-mail: [email protected]
Kontakt: 068 40 52 085 / 068 40 16 639
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane
AplikoWhatsApp