Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Menaxher shitje


    PërshkrimiAgikons Sh.P.K kompania lider në fushën e ndërtimit dhe zhvillimit të pasurive të paluajtshme, themeluar në vitin 1996 dallohet për cilësinë dhe standartin e lartë të punimeve.
    Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: “Kodra e Diellit 1&2” në Tiranë , “Marea Resort” në Kavajë, “Tarraca e Ullinjve” në Dhërmi, “Plazhi I Ngurtë” në Qeparo, “Bougainville Bay” në Sarandë , “Mështekna” në Brezovicë, “Turquoise Marina” në Hamallaj , Gjiri I Lalëzit , “Swan Residence” në Farkë.
    Mag Utilities është pjesë e grupit të shoqërisë AGIKONS. Ne jemi në kërkim të punonjësve të kualifikuar për t’iu bashkuar ekipit tonë ne pozicionin "Menaxher Shitje"

    DetyratTë hartoj buxhetin vjetor të shitjeve si edhe të kryej ndjekjen e tij deri ne realizim;Të realizoje prezantimin e produkteve te kompanisë ne klientet potencial ;Të përgatis raportet e shitjes dhe raportet e prezantimeve te kryeraTë përgatis plane veprimi dhe tabela për të identifikuar klientë të rinj dhe të planifikoj mënyrën për qasje ndaj kontakteve të reja duke analizuar paraprakisht potencialin e blerësitTë përgatis analiza të tregut, të konkurrencës, të çmimeveTë udhëheq kërkime në treg për të identifikuar kërkesat e tregut dhe blerësit potencial;Të ruaj marrëdhënie të vazhdueshme dhe afatgjata me klientët potencialë;Të propozoj dhe përgatis oferta të personalizuara për klientët;Të komunikoj kërkesat e klientëve tek kompania përpara finalizimit të kontratës;Të negocioj me klientin për termat dhe kushtet, të mbyll kontratën në bashkëpunim me departamentin ligjorTë ndjek zbatimin me korrektësi të kontratës me klientin;Të bashkëpunoj me departamentet e tjera të kompanisë sipas nevojës;Të kryej takime të rregullta periodike për ecurinë dhe problematikat e shitjeve;Të raportoj tek eprorët periodikisht zhvillime specifike, informacione të mbledhura në terren, aktivitetet e konkurrencës etj;Të respektoj etikën, kulturën organizative dhe vlerat e kompanisë;Të ruaj informacionin konfidencial;Të zbatoj detyrat që i caktohen nga eprorët në çdo rast.

    KualifikimetTë ketë përfunduar arsimin e lartë bachelor, preferohen degët e Fakultetit Ekonomik.Të ketë mbi 3 vite eksperiencë pune në fusha të ngjashme.Të njohë shumë mirë programet bazë MO.Të ketë eksperiencë në realizimin e strategjive marketing dhe publicitar.Të jetë i/e besueshëm.Të ketë aftësi të mira konkuruese dhe të jetë i aftë të punojë në grup.Të ketë aftësi menaxhuese dhe vendimarrëse.

    ShënimeAplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre në adresen e Email-it: [email protected]
    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".

    Departamenti i Burimeve Njerëzore
    Agikons. Sh.P.K
    E-mail: [email protected]
    Web: www.agikons.com
    Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane




    Apliko
Working...
X