Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, kerkohet Punëtor në fushën e ndërtimit


    Agikons Sh.P.K kompania lider në fushën e ndërtimit dhe zhvillimit të pasurive të paluajtshme, themeluar në vitin 1996 dallohet për cilësinë dhe standartin e lartë të punimeve.

    Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: “Kodra e Diellit 1&2” në Tiranë , “Marea Resort” në Kavajë, “Tarraca e Ullinjve” në Dhërmi, “Plazhi I Ngurtë” në Qeparo, “Bougainville Bay” në Sarandë , “Mështekna” në Brezovicë, “Turquoise Marina” në Hamallaj , Gjiri I Lalëzit , “Swan Residence” në Farkë.

    Kompania në kuadër të zgjerimit të aktivitetit të saj kërkon të punësojë Punëtor në fushën e ndërtimit.

    Detyrat:

    • Suporton specialistin në proçese pune si: murature, suvatim, armaturë etj.
    • Transporton materiale të ndryshme.
    • Kujdeset që objekti të jetë i pastër dhe i rregullt.

    Kriteret:

    • Eksperienca në fushën e ndërtimit përbën avantazh por nuk është kriter.
    • Mosha e kërkuar mbi 18 vjec.
    • Të jetë person i përgjegjshëm dhe korrekt.
    • Të respektoj kolegët dhe të zbatojë të gjitha detyrat e ngarkuara me rigorozitet dhe brenda afatit të caktuar.

    Ofrojmë;


    Ambient miqësor pune dhe pagë e kënaqshme.Mundesi rritje profesionale.Mundesi promovimi brenda grupit.


    Te interesuarit per cdo informacion te metejshem jane te lutur te kontaktojne nepermjet nr te kontaktit: 068 40 52 085.

    Departamenti i Burimeve Njerezore
    Agikons. Sh. P. K
    Kontakt: 068 40 52 085 / 068 40 16 639
    Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane



    WhatsApp
Working...
X