Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Kerkohet Inxhinier Ndertimi, në kantierin e Durrësit

    Kerkohet Inxhinier Ndertimi, në kantierin e Durrësit
    Durres

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Inxh. Ndertimi
    Gjuha
    anglishtturqisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Shoqëria “VEGA Sh.p.k”, një ndër shoqërite lider në menaxhimin e projekteve dhe në sektorin e shërbimeve të ndërtimit, zhvillon aktivitetin në: ndërtime detare, infrastrukturore, hidrocentrale, ndërtime civile, industriale, etj. Në kuadrin e zgjerimit të saj është në kërkim të një Inxhinier Ndertimi, në kantierin e Durrësit.
    Roli dhe Përgjegjësitë:
    Planifikon, ekzekuton dhe finalizon zbatimin e projekteve sipas afateve kohore dhe brenda buxhetit të projektit, sipas projekt-preventivit;
    Përgatit dhe menaxhon grafikun e punimeve dhe ndjek ecurinë së tij;
    Përpilon pjesën teknike të kontratave të sipërmarrjes duke përfshirë standardet e ndërtimit, specifikimet, planet e projektit;
    Punon me strukturat përkatëse për të përcaktuar dhe analizuar kostot e projektit;
    Përgatit raporte periodike në lidhje me ecurinë e projekteve;
    Ndjek ecurinë dhe zhvillimin e tyre, siguron asistencë teknike, monitoron progresin e punës dhe bën vlerësimin e performancës
    Mbikqyr, siguron, raporton dhe mban përgjegjësi edhe për përformancën e ekipit/stafit të projektit.
    Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara
    Të jetë diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit;
    Trajnime apo certifikime të ndryshme përbejnë avantazh;
    Të përdorë programet komputerike: Microsoft Office, Project, Autocad;
    Të ketë te pakten 5 vite eksperiencë pune ne kantier;
    Të ketë aftësi shumë të mira menaxhuese, organizative, , projektuese dhe komunikuese;
    Të ketë aftësi për të lexuar, dhe shpjeguar projektet, korrespondencat e biznesit, kontrata, dhe manualet teknike;
    Të ketë aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrata të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi;
    Kriter i domosdoshem: Të ketë njohuri të mira të gjuhës Turke, ne te shkruar dhe te folur.
    Shenime:
    Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem dërgoni CV-në tuaj në adresën: [email protected] ose ne whatsapp + 355 69 70 50 917
     
    Apply

    WhatsApp
Working...
X