Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Drejtor Shitjesh

    Tirane, ofrohet vend pune Drejtor Shitjesh
    Tirane

    Nr. Njesia - Zona me e afert?


    5 Selite | Kodra e Diellit



    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Agjent shitje | Menaxhim shitje
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Art & Tourism Development Group (ATDG) është në kërkim të një Drejtori Shitjesh të talentuar dhe të përkushtuar për të udhëhequr strategjitë e shitjes dhe zhvillimit të biznesit në industrinë e hotelerisë. Ky rol është thelbësor për rritjen e numrit të rezervimeve, ndërtimin e marrëdhënieve me partnerët strategjikë dhe promovimin e markës sonë si një destinacion i preferuar për pushime dhe biznes.
    Detyrat​
    Zhvillimin dhe zbatimin e strategjive të shitjes për të rritur rezervimet në hotel, duke përfshirë segmentet e leisure dhe MICE (Meetings, Incentives, Conferences, Events);
    Krijimin dhe mirëmbajtjen e marrëdhënieve me agjencitë e udhëtimeve, kompanitë dhe klientët individualë (FIT);
    Organizimin e prezantimeve dhe pjesëmarrjen në panaire dhe evente të industrisë për të promovuar shërbimet e hotelit;
    Menaxhimin e buxhetit të shitjes dhe sigurimin e arritjes së objektivave financiare;
    Monitorimin e trendeve të tregut dhe identifikimi i mundësive për zhvillim të mëtejshëm;
    Trajnimi ndhe motivimin e ekipit të shitjeve për të siguruar një performancë të shkëlqyer;
    Hartimin e analizave e raporteve të shitjes për të identifikuar pikat e përmirësimit;
    Kualifikimet​
    Diplomë universitare në Menaxhim Hotelerie, Marketing, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme;
    Minimumi 3 vite përvojë në menaxhimin e shitjeve, preferohet në industrinë e hotelerisë;
    Njohuri të avancuara në strategjitë e shitjeve B2B dhe B2C;
    Eksperiencë në menaxhimin e marrëdhënieve me partnerët dhe klientët VIP;
    Njohuri të sistemit të menaxhimit të pronës (PMS) dhe mjeteve CRM;
    Aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe negociata;
    Njohuri të mira të tregut lokal dhe ndërkombëtar të turizmit;
    Aftësi shumë të mira kompjuterike;
    Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
    Fleksibilitet dhe gatishmëri për të udhëtuar, sipas nevojës;
    Shënime​Përfitimet:
    Punë në një mjedis profesional dhe mikpritës;
    Mundësi për zhvillim të karrierës në hotele prestigjioze;
    Pagë konkurruese dhe bonuse bazuar në performance;
    Trajnime dhe mundësi për zhvillim profesional;

    Kandidatët të cilët përmbushin kriteret e mësipërme të dërgojnë aplikimin e tyre nëpërmjet adresës së E-mail: [email protected].
     
    Apply

    WhatsApp

    “Agikons” sh.p.k
    Blloku Rezidencial “Kodra e Diellit”, A0/1. Tirane, Albania.
    Tel: +355 68 40 52 085
    [email protected] | www.agikons.com
Working...
X