Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Edukatore / Ndihmës Edukatore

    Tirane, ofroj vend pune Edukatore / Ndihmës Edukatore
    Tirane

    Nr. Njesia - Zona me e afert?


    2 Pazari i ri | Toptani | 9-katshet | Barrikada



    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Mesimdhenie | Pedagogji
    Green Education prej vitesh zhvillon aktivitetin e saj në fushën e arsimit duke operuar me sukses me Shkollën “TES- Tomorrow’s Education System” dhe Kopshtet Bletëzat që gjenden në adresat:
    Bletëzat 1, adresa Rr. “Barrikadave”, Banesa nr.55 (Vila “Ali Mehmeti”), Tiranë
    Bletëzat 3, adresa Rr. “Bashkim Shkurti”, (pranë kompleksit Univers City), Mëzez, Tiranë
    Në kopshtin Bletëzat punohet ne standarte bashkëkohore dhe moderne sepse ne ofrojmë kushtet dhe komoditetin e duhur për stafin, shërbimin dhe edukimin më të mirë dhe cilësor për brezat e të ardhmes.
    Kopshti "Bletëzat 1" kërkon të rekrutojë staf për pozicionin "Ndihmës Edukatore/ Edukatore"
    Detyrat
    Të planifikojë dhe organizojë aktivitete individuale dhe në grupe për të lehtësuar zhvillimin, aftësitë motorike, aftësitë bashkëpunuese dhe sociale,
    besimin dhe të kuptuarin e fëmijëve. Orienton dhe asiston fëmijët në zhvillimin e duhur të proçesit të ngrënit, tualetit apo aktivitete të tjera.
    Është përgjegjës për mirëqënien dhe sigurinë e të gjithë fëmijëve në grupin përkatës.
    Të nxisë zhvillimin e gjuhës me anë të tregimit, thënies së historive, luajtjes së roleve, këngëve, vjershave dhe bisedave dhe diskutimeve informale;
    U ofron mundësi fëmijëve për shprehje krijuese përmes aktiviteteve të artit, muzikës dhe aktiviteteve fizike.
    Ndjek gjendjen shëndetësore të fëmijës, kontrollon proçesin e ushqyerjes duke respektuar etikën e të ngrënit,
    në përfundim të turnit përpilon raportin mbi gjendjen e fëmijëve që ka patur në grup dhe ia dorëzon edukatores që merr turnin.
    Kujdeset çdo ditë për higjenën e mjedisit të grupit
    Njeh dhe zbaton programin e edukimit sipas formatit të përcaktuar
    Kualifikimet:
    Të ketë diplomë të ciklit të parë Bachelor, të formimit për mësues të arsimit parashkollor
    Përbën avantazh të paturit eksperiencë pune
    Aftësi personale:
    Të jetë korrekte në sjellje, e përpiktë në orar;
    Të jetë bashkëpunues në punën në grup me kolegët e tij;
    Të jetë e komunikueshëm;
    Të ketë dëshirë të punojë me fëmijët;
    Të jetë e përkushtuar, motivuar dhe përgjegjëse gjatë punës.
    Aplikimi bëhet duke dërguar CV-në dhe kërkesën për punësim në pozicionin Ndihmës Edukatore/ Edukatore në adresën e-mail-it [email protected]
    TEL: 069 70 14 290
     
    Apply

    WhatsApp
Working...
X