Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Supervizor Shitje Kanali Ho Re Ca

    Supervizor Shitje Kanali Ho Re Ca
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Agjent shitje | Menaxhim shitjeMenaxhimSupervizor
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    EUROLAB INTERNACIONAL GRUP shpk, një ndër shoqëritë lider në fushën e importit dhe distribucionit në Shqipëri, për shkak të zgjerimit të aktivitetit, shpall vakant pozicionin: Supervizor i shitjes per kanalin Ho Re Ca
    Supervizor i shitjes, ndan targete, objektiva të shitjes te agjentët e shitjes në sinkron me strategjitë e kompanisë.
    Detyrat dhe përgjegjësitë
    Menaxhimi i nje zone të caktuar dhe i nje numri agjentesh Pre-Seller që do të ketë në varësi.
    Shtrirja në të gjithë klientët e mundshëm, duke mbuluar portofolin/produktet sipas kanalit/segmentit, gjen mundësi shumë të mira per vendndodhjen e portofolit të produkteve EIG në pikë shitje dhe bllokimi i hapësirave të konkurentit.
    Merr pergjegjësi për situatën aktuale të tregut/territorit dhe të biznesit.
    Ndan planet/targetet javore ose mujore tek stafi që ka në varësi në bazë të potencialit të klientëve për secilën zone.
    Menaxhon kohën dhe rutin ditor, si ne terma ditore ashtu edhe menaxhimin e punonjësve te tij/saj gjatë mbledhjeve/takimeve dhe bashkëveprimeve të ndryshme.
    Përcakton një rut efikas me frekuence dhe nje sens llogjik. Ruti duhet të krijohet në nje menyrë llogjike të drejtë. (Kur të krijohet ruti duhet të merren parasysh koha dhe kostot e udhetimit nga pika në pikë) Shitjet në klientët e medhenj, zgjerimi i tregut dhe rritja e nivelit të shitjeve sipas objektivave.
    Vendos objektiva SMART dhe delegon në mënyre efektive detyra tek punonjësit. Mbyll ndjekjen e planeve korrektive në kohë që të kthehen në vlerë të shtuar; i jep fuqi stafit duke perdorur metoden e pyetjeve ne vend qe të "tregosh" Inkurajon krijimtarinë dhe përdorimin e menyrave të reja të zgjidhjes se problemeve dhe adresimit te oportuniteteve.
    Ndjek proçesin ditor te punës së agjentit. Orienton dhe motivon stafin ne varesi drejt objektivave te percaktuar.
    Planifikon dhe koordinon shitjet sipas strategjisë së kompanisë;
    Propozon dhe ndjek programe/projekte/kontrata deri në përfundimin e proçesit, të aplikuara tek klientët.
    Bashkëpunimi me Departamentin e Marketingut për implementimin e strategjive të duhura për arritjen e objektivave;
    Zhvillon dhe ruan marrëdheniet me klientët;
    Rekruton dhe rrit ne menyre te vazhdueshme numrin e klientëve
    Orienton, këshillon, monitoron, motivon dhe vlereson performancën e agjenteve që jane në varësinë e tij.
    Pergatit raporte periodike, sipas kerkesave nga eprori i drejtperdrejte;
    Informon në mënyrë të vazhdueshme mbi zhvillimet dhe ecuritë e tregut vendas.
    Çdo detyrë tjetër në lidhje me funksionet e tij e caktuar nga eproret e drejteperdrejte.
    Zbatimi i Rregulloreve të Brendshme të Shoqerisë dhe legjislacionin ne fuqi.
    Kualifikimet dhe kerkesat
    1. Arsim i larte, preferohet drejtimi ekonomik
    2. Përvojë në shitje mbi 5 vjet, në pozicione të ngjashme mbi 3 vjet, avantazh ekperience në FMCG;
    3. Përdorues shumë i mirë i Paketes Office;
    4. Njohuri të spikatura te proçesit dhe dinamikave të shitjes
    5. Aftësi shumë te mira komunikimi dhe motivimi;
    6. Njohuri të mira të gjuhës angleze
    Aftesitë e kërkuara
    Komunikimi: Ka aftësi shumë të mira komunikimi verbal dhe të shkruar
    Negocimi: Ka aftësi shumë të mira negocimi
    Planifikues efektiv: Planifikon në mënyrë efektive punën
    Punon në mënyrë të pavarur: Është i përgjegjshëm, i besueshëm, punon në mënyrë të pavaruar
    Menaxhimi i kohës: Di të menaxhojë kohën, realizon planin ditor sipas planifikimit
    Dëgjues aktiv: Është digjues shumë i mirë i kërkesave të klientit
    Mendon për biznesin: Përpiqet për punë cilësore dhe në përfaësimin në mënyrën më të mirë të kompanisë
    Ka rezultat: Arrin targetin e vendosur
    Ruan konfidencialitetin: Ruan konfidencialitetin e informacionit që merr gjatë gjithë periudhës së punësimit në kompani
    Shënime:
    Personat e interesuar, mund të dërgojnë Cv në adresën [email protected] brënda datës 30/11/2024
    Në subjekt të e-mailit të vendoset pozicioni i punës për të cilin aplikohet.
    Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen nga kompania.
    *Të dhënat tuaja do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojten e të dhënave personale Ligjit (Nr. 9887 datë 10.03.2008) Për mbrojtjen e të dhënave Personale
     
    Apply

    [email protected]
Working...
X