Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Shkoder, OPERATOR Speed Taxi

    Shkoder, OPERATOR Speed Taxi
    Shkoder

    Nr. Njesia - Zona me e afert?


    9 Qender



    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Sherbim Klienti
    SPEED TAXI “Five Stars”, pjesë e Famiko Group, është kompania lider që ndryshoi konceptin e shërbimit taksi në Shqipëri.
    E krijuar në Janar të vitit 2012, SPEED TAXI vendosi për herë të parë standartet më të larta të shërbimit taksi me çmime shumë konkuruese.
    Duke ofruar shërbim 24 orë në 365 ditë në vit, operon në disa qytete të Shqipërisë.
    Nëpërmjet këtij koncepti të ri të ofruar ne qytetet ku operojmë,
    shërbimi ynë u përkthye shumë shpejt në trajtën e tre standarteve: Siguri, Komoditet dhe Profesionalizëm.
    IG: speedtaxi.shkoder
    Shërbim i shpejtë, i sigurt, komod
    Makina Eco Elektrike
    ⏱ 24orë/7dite
    Travel in luxury with Speed Taxi Tirana's electric fleet and our user-friendly app. Enjoy fast 2-minute pickups, airport transfers, and eco-friendly rides


    Pozicioni: OPERATOR/E
    Detyrat dhe përgjegjësitë e punës:
    Operatori pret telefonatat e klienteve dhe ben shperndarjen e taxive sipas porosive.
    Përgjigjet në telefon dhe/ apo me çfarëdo mjeti tjetër komunikimi në lidhje me kërkesat e klientëve për shërbimin taksi;
    Jep informacion në lidhje me çmimet dhe tarifat e shërbimit taksi;
    Përpunon dhe transmeton informacionin dhe udhëzimet për të bashkërenduar aktivitetet e taksistëve
    duke përdorur një shumëllojshmëri komunikimesh me ndihmën e kompjuterit;
    Menaxhon, shpërndan dhe bën rezervimet e taksive për të siguruar që të gjitha punët të kryhen në kohën e duhur siç kërkohet nga situata.
    Profili i kandidatit:
    Te kete njohuri te mira mbi rruget dhe adresat ne Shkoder, Tirane;
    Te kete njohuri te mira te gjuhes angleze;
    Te jete e/i afte te punoje ne grup dhe te kete aftesi organizative;
    Te kete kete njohuri baze kompjuterike (paketa Office, Excel, Google Maps);
    Te kete mundesi te punoje turn I dhe turn II.
    Afati: deri më 02 Dhjetor 2024
    Dërgoni CV tuaj në: [email protected]
     
    Apply
Working...
X