Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Menaxher dyqani & Zëvendës Menaxheri Dyqanit, Përgjegjës Turni (F/M)

    Menaxher dyqani & Zëvendës Menaxheri Dyqanit, Përgjegjës Turni (F/M)
    Tirane

    Tipi
    me orar te ploteturni II
    Fusha | Profili i punes
    Ekonomist-Financier/eMenaxhimMenaxhim strategjik | DrejtuesSupervizor
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    WELL SH.P.K., për rrjetin e tij drugstore dhe në kuadër të zgjerimit të aktivitetit për zonën e Tiranës, kërkon të rekrutojë punonjës të kualifikuar në pozicionet:
    MENAXHER DYQANI
    ZV. MENAXHER DYQANI
    PËRGJEGJËS TURNI (F/M)
    FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE
    Përshkrimi:
    Menaxheri & Zëvendës Menaxheri Dyqanit është përgjegjës për menaxhimin e përditshëm të dyqanit dhe mbarëvajtjen e tij në përputhje me standardet e vendosura nga kompania.
    Përgjegjës Turni (F/M) është përgjegjës për menaxhimin dhe motivimin e stafit, ndjekjen me rigorozitet të detyrave të përditshmërisë së dyqanit në përputhje me udhëzimet e kompanisë, është pikë kontakti dhe përfaqësimi i dyqanit në mungesë të menaxherit.
    Ne ofrojmë:
    Pagë motivuese;
    Atmosferë miqësore dhe dinamike;
    Kontratë të rregullt pune;
    40 ore pune në javë;
    Vlerësim sipas performancës;
    DETYRAT
    Menaxhimi dhe motivimi i stafit si dhe ndjekja me rigorozitet e disiplinës në punë;
    Maksimizimi i produktivitetit të dyqanit, fokusi tregtar dhe ndërmarrja e veprimeve për të arritur nivelin më të lartë të përfitueshmërisë së dyqanit;
    Ecuria e performancës dhe rritja, përmes ekzekutimit të shkëlqyeshëm operacional dhe komercial;
    Vendosja dhe mirëmbajtja e standardeve të larta për paraqitjen e dyqaneve dhe tregtimin vizual në përputhje me standardet e kompanisë;
    Kanë në fokus arritjen e indikatorëve të performancës së vendosur;
    Mbledhja, filtrimi dhe dërgimi i porosive ditore;
    Zgjerimi i klientelës, nëpërmjet sjelljes së risive dhe rritja e ndërgjegjësimit për brand-in e kompanisë;
    Kujdeset për mirëmbajtjen e produkteve dhe mirëorganizim e tyre;
    Bën sistemimin e mallit nëpër rafte apo hapësirat e caktuara;
    Kujdeset që çdo artikull i raftit të jetë i pajisur me çmimin përkatës;
    Kontrollon ekspozimin për të mbushur stokun dhe angazhohet në sistemimin e stokut në rregullin e kërkuar;
    Kontrollon produktet e rafteve për skadencat dhe i raporton ato tek përgjegjësi, menaxheri;
    Kontrollon, evidenton dhe vendos përkthimet në shqip të produkteve që nuk e kanë atë;
    Asiston klientët në proçesin e blerjes me çfarë ata kanë nevojë;
    Raportimi mbi ecurinë e punës;
    Kualifikimet
    Kriteret dhe aftësitë e kërkuara:
    Edukimi:
    Arsimi i lartë, profili Ekonomik/Finance;
    Eksperiencat e punës:
    Minimum 1 vit përvoje pune në pozicion të ngjashëm;
    Kualifikime të tjera:
    Njohuri shumë të mira të paketës Office (Word, Excel);
    Metodik dhe i organizuar;
    Ndershmëri dhe integritet;
    Fleksibilitet për pune me 2 turne
    Shënime: Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë aplikimin e tyre në adresën: [email protected] ose të na shkruajnë në numrin +355 697053354(WhatsApp)
    *Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë sipas Ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale"
     
    Apply

    WhatsApp

    ALKOS GROUP ALBANIA
    Import - Export, Distribucion
    Ad.: Rruga e Serave, Fshati Picar, Vorë, Tiranë
    (Autostrada Tiranë – Durrës KM12)
    Tel: +355 44 500 501
    Mob: +355 69 70 53 354
    E-mail: [email protected]
    Web: www.alkosgroup.al
Working...
X