Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Durres, ofrohet vend pune Inxhinier Ndertimi (Zbatim)

    Durres, ofrohet vend pune Inxhinier Ndertimi (Zbatim)
    Durres

    Nr. Njesia - Zona me e afert?


    11 QTU | Kashar | Casa Italia



    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Inxh. Ndertimi
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Shoqëria “VEGA Sh.p.k”, një ndër shoqërite lider në menaxhimin e projekteve dhe në sektorin e shërbimeve të ndërtimit, zhvillon aktivitetin në: ndërtime detare, infrastrukturore, hidrocentrale, ndërtime civile, industriale, etj. Në kuadrin e zgjerimit të saj është në kërkim të një Inxhinier Ndertimi (Zbatim), në kantierin e ri te Durrësit.
    Roli dhe Përgjegjësitë:
    Planifikon, ekzekuton dhe finalizon zbatimin e projekteve sipas afateve kohore dhe brenda buxhetit të projektit, sipas projekt-preventivit;
    Përgatit dhe menaxhon grafikun e punimeve dhe ndjek ecurinë së tij;
    Ndjek realizimin e punimeve në përputhje me standardet e kompanisë
    Përpilon pjesën teknike të kontratave të sipërmarrjes duke përfshirë standardet e ndërtimit, specifikimet, planet e projektit;
    Punon me strukturat përkatëse për të përcaktuar dhe analizuar kostot e projektit;
    Përgatit raporte periodike në lidhje me ecurinë e projekteve;
    Përcakton nevojat për staf teknik, organizon punën dhe miraton detyrat për stafin në varësi direkte të tij;
    Përgatit vlerësimin e performancës për punonjësit që janë në varësi direkte të tij
    Ndjek ecurinë dhe zhvillimin e tyre, siguron asistencë teknike, monitoron progresin e punës dhe bën vlerësimin e performancës
    Mbikqyr, siguron, raporton dhe mban përgjegjësi edhe për përformancën e ekipit/stafit të projektit.
    Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara
    Të jetë diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit;
    Trajnime apo certifikime të ndryshme përbejnë avantazh;
    Të përdorë programet komputerike: Microsoft Office, Project, Autocad;
    Të ketë mbi 3 vjet eksperiencë;
    Të ketë aftësi shumë të mira menaxhuese, organizative, planifikuese, projektuese dhe komunikuese;
    Të ketë aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondencat e biznesit, kontrata, procedurat dhe manualet teknike;
    Të ketë aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrata të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi;
    Kriter i domosdoshem: Të ketë njohuri të mira të gjuhës Turke, ne te shkruar dhe te folur.
    Ofrohet page e kenaqshme.
    Shenime:
    Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem dërgoni CV-në tuaj në adresën: [email protected] ose ne whatsapp + 355 67 63 73 433
    *Çdo informacion që do të paraqesin kandidatet lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.
     
    Apply

    WhatsApp
Working...
X