Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Agjent në qendrën e kontaktit

    AGJENT NË QENDRËN E KONTAKTIT
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Inxh. Telekomunikacioni
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    me dhe pa eksperience



    Union Bank operon prej më shumë se 18 vitesh në tregun shqiptar e pozicionuar si një bankë e shëndetshme dhe e qëndrueshme ku nëpërmjet një rrjeti të gjerë prej 32 degësh dhe 68 ATM në qytetet më kryesore të Shqipërisë, u shërben me profesionalizëm mbi 130,000 klientëve. Prej fillimit të aktivitetit në vitin 2006, banka ka shënuar një rritje domethënëse në tregun bankar duke arritur mbi 100 miliard Lekë asete..
    Union Bank ofron një kulturë pune ku vlerësohet diversiteti, ku çdo pjesëtar i skuadrës është shumë i rëndësishëm për suksesin e binzesit prandaj impenjohemi maksimalisht të krijojmë një ambient motivues, gjithëpërfshirës dhe me shanse të barabarta zhvillimi. Gjithashtu ne investojmë në mënyrë të vazhdueshme në trajnimin dhe zhvillimin e punonjësve për të ofruar një eksperiencë të shkëlqyer bankare për klientët tanë.
    Ne vlerësojmë profesionistët e kualifikuar, besnik dhe të përkushtuar si asetin tonë më të çmuar prandaj kërkojmë kandidatë të përshtatshëm që të bëhen pjesë e skuadrës së Qendrës së Kontaktit në pozicionin:
    AGJENT NË QENDRËN E KONTAKTIT ​
    Shërbimi në Qendrën e Kontaktit ofrohet 24 orë, duke përfshirë edhe ditët e festave zyrtare.
    Për këtë pozicion kërkohet disponibilitet dhe fleksibilitet për të punuar në turne (turni i dytë ose i tretë) dhe/ose në fundjavë.

    Qëllimi i përgjithshëm i punës:
    Shërben si linjë e parë ndërveprimi me klientët e bankës në 24/7. Roli perfshin manaxhimin e kërkesave të klientit në të gjitha pikat hyrëse të kontaktit që përdor banka, si telefon, email UB Online mailbox etj, në inicim dhe në pritje. Qëllimi kryesor I rolit është ofrimi I shërbimi të shkëlqyer ndaj klientit, migrimi I ndërveprimit të klientëve në kanalet e sygjeruara, ashtu si dhe gjenerimi I mundësive të shitjeve, duke synuar rritjen e kënaqësisë së klientit dhe mbajten afatgjate të një marrëdhënie të shëndetshme.
    Funksione të tjera të përfshira (operacionale/kontrolli):
    Monitoron sistemet e bankës dhe raporton/përcejll incidentet brenda ose jashtë banke (ofrues shërbimesh të bankës): sistemet e monitorimit të ATM/Sistemi SWIG/rrjeti i ATM/SIA/Infobip. Verifikime te transasaksioneve të POS-eve.
    Ekzekuton procedurën e mbylljes së ditës (EOD) për sistemin e bankës FlexCube. (process që zhvillohet në turnin e dytë dhe të tretë).
    Printon dhe nis me postë njoftimet e klienteve për detyrimet e prapambetura.
    Përgjegjësitë Kryesore:
    Përgjigjet në mënyrë eficente dhe efektive kërkesave të klienteve në të gjitha kanalet në dispozicion që përdor klienti (telefon, email, UB Online mailbox etj)
    Identifikon nevojat sekondare ose të fshehta të klientit dhe më tej sygjeron produkte/shërbime ose gjeneron mundësi shitjeje produkti.
    Sigurohet që respektohet koha e shërbimit të përgjigjes ndaj klientit duke komunikuar në mënyrë efektive me të gjitha palët e përfshira, në menyre që të lehtësohet koha e zgjidhjes së problemit.
    Ndërvepron me klientin e bankës në mënyrë eficente dhe profesionale dhe në rastet e fushatave apo komunikimeve, duke inicuar telefonata/email/UB Online etj sipas aktiviteteve të përcaktuara.
    Vepron në sistemin e kartave, për bllokim/zhbllokim e kartave të raportuara të humbura/vjedhura nga klientët dhe raporton rastet në sistemet e raportimit.
    Kontakton klientet për problemet që lidhen me sigurinë e përdorimit të kartave të kreditit, sipas procedurave dhe rregullave “Fraud” të përcaktuara në sistemin e kartave.
    Monitoron sistemet e bankës që lidhen me ATM/Deget/POS/Kartat etj dhe në raste problemesh adreson/kontakton personat përgjegjës brenda dhe jashtë banke për ndjekjen e problemit dhe zgjidhjen e tij, duke përdorur sistemin e raportimit të problemeve.
    Monitoron procesin e dërgimit automatik të SMS për transaksionet me karta dhe njofton per problematikat e shfaqura.
    Profili i Kërkuar:
    Arsimi i lartë;
    Të ketë aftësi shumë të mira dëgjuese, komunikuese verbale dhe me shkrim
    Të manaxhoje biseda të komplikuara, duke përdorur gjuhë të thjeshtë, miqësore.
    Të jetë i vëmendshëm ndaj detajeve, të kete sens të lartë përqëndrimi dhe në gjendje të prioritizojë dhe të manaxhoje detyra të ndryshme.
    Të jetë në gjendje të përdore njëkohësisht disa kanale komunikimi me klientin (telefonatë, email) dhe sisteme të bankës.
    Të jetë i përgjegjshëm dhe të ketë nivel të lartë vetë disipline për të punuar i pavarur në një ambient dinamik
    Të jetë i gatshëm të punojë në turne, si dhe gadishmeri për të mbështetur ekipin.
    Njohje baze të gjuhës angleze
    Njohje të përdorimit të paketës Microsoft Office
    Personat e interesuar duhet të dërgojnë brenda datës 19 Nëntor 2024:
    CV
    Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin
    Dokumentat duhet të dërgohen në adresën e-mail: [email protected]
    Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.
    Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.
    Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.
    Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.
    Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në [email protected]
     
    Apply

    WhatsApp

    Union Bank
    Blv. Zogu I, perballe stacionit te trenit, Tirane
    Fax: +355 4 2272 880
    [email protected] | www.unionbank.al
Working...
X