Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Inxhinier Mekanik, repart i saldimit

    Inxhinier Mekanik, repart i saldimit
    Tirane

    Nr. Njesia - Zona me e afert?


    5 Selite | Kodra e Diellit



    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Inxh. Mekanike | Mekatronik
    Eksperienca
    Përshkrimi​AGIKONS sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ''Marea Resort'' (Kavajë), ''Tarraca e Ullijve'' (Dhërmi), ''Plazhi i Gurtë'' (Qeparo), ''Bougainville Bay'' (Sarandë) si edhe ''Meshtekna'' Brezovice.
    Kompania po kërkon të zgjerojë stafin e saj në sektorin e konstruksioneve metalike në pozicionin: Inxhinier Mekanik- Reparti Saldimit
    Përshkrim i Përgjithshëm: Inxhinier Mekanik do të duhet të marrë përsipër përgjegjësitë për të gjitha aspektet teknike të drejtimit të repartit mekanik dhe të saldimit.
    Detyrat​
    Drejton repartin mekanik dhe të saldimit.
    Interpreton skicat e projekteve dhe i zbaton në punime.
    Realizon porositë për materialet e domosdoshme që kërkohen për realizimin e produkteve.
    Kontrollon cilësinë dhe ndjekjen e punimeve të stafit që ka në varësi.
    Raporton tek Menaxheri Financiar dhe Drejtuesi Teknik.
    Kualifikimet​
    Të ketë Diplomë Universitare në Inxhinieri Mekanike.
    Të ketë njohuri për repartet e prodhimit të hekurit.
    Preferohen kandidatë me eksperiencë të mëparshme pune.
    Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të punuarit në grup.
    Shënime​Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre në adresën e emailit; [email protected]
    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
    Departamenti i Burimeve Njerezore
    Agikons. Sh. P. K
    E-mail: [email protected]
    Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane
     
    Apply

    WhatsApp

    “Agikons” sh.p.k
    Blloku Rezidencial “Kodra e Diellit”, A0/1. Tirane, Albania.
    Tel: +355 68 40 52 085
    [email protected] | www.agikons.com
Working...
X