Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    ALMO Konstruksion Sh.p.k kerkon te punesoje Inxhinier/e Ndertimi dhe Inxhinier Topograf

    ALMO Konstruksion Sh.p.k kerkon te punesoje Inxhinier/e Ndertimi dhe Inxhinier Topograf
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    InxhinieriInxh. NdertimiTopografi | Gjeodezi
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    ALMO Konstruksion Sh.p.k është një kompani qe operon në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e themeluar që në vitin 1996. Kompania po kërkon të zgjerojë stafin e saj Teknik, në pozicionin:
    Inxhinier/e Ndertimi
    Detyrat
    Te Kontolloje përputhshmërine e projekteve dhe detajeve (Identifikimin e mospërputhjeve mes dhe preventivit), përfshirë rishikimin e detajeve dhe dhënien e zgjidhjeve teknike për zbatim, si edhe detajimin konstruktiv të elementeve të ndryshëm.
    Te Perpiloje dhe kontrolloje të gjithë dokumentacionit tekniko-ligjor.
    Kontrolli periodik të kostove, në përputhje me preventivin
    Identifikon planifikon dhe llogarit e volumet për zërat e preventivit dhe zërat e punimeve të reja ose të paparashikuara në preventiv
    Te Ndjek nga fillimi deri ne mbylljen e plote te dokumentacionit te nje projekti etj
    Te Hartoje analizat teknike të zërave të punës bazuar mbi çmimet e materialeve
    Te kete aftesi organizative.
    Te eci me te njejtin hap me qellimet dhe synimet e kompanise.
    Te ruaje konfidencialitetin.
    Te shqyrtoj dhe interpretoj vizatimet dhe specifikimet e projektit për të siguruar ekzekutimin teknik të punës.
    Kualifikimet
    Diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit.
    Të zoterojë mirë programin AUTOCAD, si dhe të ketë njohuri të Paketës Office.
    Te kete aftesi për të menaxhuar projekte dhe kontrata të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi infrastruksurore dhe civile.
    Te kete aftesi për të prezantuar në mënyrë sa më efikase problematikat, komunikim të shkëlqyer verbal dhe me shkrim, përgatitje raportesh, etj
    Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, manaxheriale dhe organizuese ne terren
    Të ketë njohuri shumë të mira në leximin dhe zbatimin e projekteve.
    Te ketë njohuri shume te mira te gjuhes angleze.
    Te ketë mbi 3 vjet eksperiencë pune
    --------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
    Inxhinier Topograf
    Detyrat
    Shqyrton vlefshmërine e dokumentacionit tekniko-ligjor të objektit sipas një liste të miratuar;
    Shqyrton projektet e zbatimit dhe specifikimet teknike të objektit dhe bën vërejtjet përkatëse kur konstaton mangësi dhe parregullsi përsa i përket anës topografike;
    Kryen perpunimin e volumeve bazuar edhe ne specifikimet teknike per menyrat e matjeve te volumeve dhe ja dorezon te dokumentuara ne menyre periodike Inxhinierit te zbatimit/ pergjegjesit te sektorit inxhinerik/menaxherit te projektit;
    Kryen analiza dhe ben proozime per matjet e kryer;
    Pergatit vizatimet perkatese per matjet e realizuara;
    Kontrollon saktesine e te dhenave te dala nga matjet;
    Perllogarit lartesite, thellesite, pozicionet e relievit si dhe te gjitha karakteristikat e terrenit;
    Raporton dhe pergatit dokumentacionin perkates per cdo pune te kryer;
    Nxjerr volumet e produkteve te objektit dhe perpilon librezat e masave perkatese;
    Krijon listen standarte te aseteve qe I nevojiten kantiereve per realizimin e detyrave gjeodezike.
    Kryen Piketimin e Projektit.
    Ben rilevimin e punimeve.
    Realizon planimetrin dhe projektin As-Built.
    Kualifikimet
    Edukimi diplome ne fushen e Inxhinierise se Ndertimit, Dega Gjeodezi;
    Te ketë njohuri shume te mira te gjuhes angleze
    Njohuri kompjuterike: Microsoft Office, AutoCad Civil 3D dhe te tjera rreth fushes se Topografise.
    Aftësi të mira organizuese, koordinuese, planifikuese dhe monitoruese ne terren
    Aftësi të mira komunikim
    Eksperience mbi 3 vjet eksperiencë pune
    Shënime
    Te interesuarit te dergojne CV-ne ne adresat e email-it duke specifikuar pozicionin:
    [email protected] ose [email protected]
    Kandidatet që do të përzgjidhen për interviste do te kontaktohen.
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
     
    Apply
Working...
X