Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Sanitare

    Tirane, ofrohet vend pune Sanitare
    Tirane

    Nr. Njesia - Zona me e afert?


    9 Qender



    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Hoteleri
    Eksperienca


    me dhe pa eksperience



    PUNËSIM​
    Pozicioni: Pastruese Hoteli (Zonjë)
    Lloji i Biznesit: Biznes familjar, me menaxhere grua. Hotel i vogël me 10 dhoma. Hoteli operon vetëm me rezervime ditore dhe jo me orë. Klientela e përbërë në 99% me turistë të huaj, kryesisht gjermanë, britanikë, hollandezë, italianë, francezë etj. Tipologjia e përgjithshme e klientëve janë çifte ose familje.
    Vendndodhja: Tiranë, pranë Bulevardit Zog I.
    Lloji i Punës: Pastrimi dhe/apo mirëmbajtja e dhomave dhe ambjenteve të hotelit. Lavanteria dhe hekurosja. Puna me kohë të plotë, 8:30-16:00. Në ditët me fluks të ulët pune, përfundimi i ditës së punës mund të jetë edhe më herët, nëse kryhen të gjitha detyrat/punët e ditës.
    Detajet e Pozicionit:​
    Pastruese për 5 ditë pune (e Hënë - e Premte)
    Paga Neto: 400 Euro
    Përfitime: Të gjitha kontributet (sigurime shoqërore, shëndetësore, taksat - përfshirë edhe pjesën që duhet të paguajë punëmarrësja) të mbuluara nga punëdhënësi.
    Pastruese për fundjavë (e Shtunë & e Diel)
    Paga Ditore: 20 Euro
    Kontrata: E rregulluar me kontratë të dakordësuar.
    Pastruese për të gjitha ditët e javës (e Hënë - e Diel)
    Paga Neto: 550 Euro
    Përfitime: Të gjitha kontributet (sigurime shoqërore, shëndetësore, taksat - përfshirë edhe pjesën që duhet të paguajë punëmarrësja) të mbuluara nga punëdhënësi.
    ​Leja vjetore:​ 21 ditë (në total, përfshirë ditë jave dhe fundjave) vetëm në muajin Janar.
    Kualifikimet:​
    Kërkojmë një zonjë të ndershme dhe familjare, që t’i bëhemi krahë njëri-tjetrit.
    Eksperiencë paraprake në pastrimin dhe mirëmbajtjen e ambienteve do përbënte avantazh; por mjafton edhe dëshira e mirë për të punuar me ndershmëri, përgjegjësi dhe përkushtim.
    Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe me efikasitet.
    Aplikimi:​Kontaktoni në numrin e telefonit 068 463 3474
    Ju mirëpresim në ekipin dhe biznesin e familjes sonë!
     
    WhatsApp
Working...
X