Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Specialist IT

    Tirane, ofroj vend pune Specialist IT
    Tirane

    Përgjegjës për mirëmbajtjen e pajisjeve elektronike të stafit. Suport kur është e nevojshme në lidhje me updatime ,aksesime dhe ndryshime ne SharePoint.
    Përgjegjësitë kryesore:
    Ofrimi i ndihmës për përdoruesit për çështje themelore teknike si probleme me lidhjen e internetit, ndërprerje të aplikacioneve, ose ndërhyrje të tjera të përditshme të kompjuterëve.
    Trajtimi i kërkesave të përdoruesve për ndryshime të vogla në konfigurimin e pajisjeve të tyre, siç janë shtimi i printerëve, ndryshimi i fjalëkalimeve, ose ndryshimi i parametrave të sistemit.
    Menaxhimi i inventarit të pajisjeve bazike të IT, si kompjuterët, printerët, dhe pajisjet e tjera të zyrës për të siguruar që të gjitha pajisjet funksionojnë si duhet.
    Asiston në distancë punonjësit e kompanisë kurdoherë që është e nevojshme.
    Reagimi në incidente të vogla ose probleme të ndërprerjeve të shkurtëra në zyrë, duke përfshirë rikthimin e sistemeve dhe pajisjeve në gjendjen normale të punës sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo mund të përfshijë ndërprerjet e vogla të rrjetit, humbjet e fuqisë elektrike, ose incidente të tjera të ngjashme të teknologjisë informative.
    Ofrimi i trajnimeve dhe asistencës teknike për përdoruesit e zyrës për të mësuar përdorimin e platformës SharePoint dhe për të zgjidhur problemet e tyre të lidhura me përdorimin e saj si dhe dhënia e akseve aty ku duhet.
    Njohuritë / Aftësitë / Përvoja e kërkuar:
    Diplomë universitare
    Njohuri teknologjike, aftësi të shkëlqyera komunikimi
    Aftësi të mira ndër-personale dhe komunikuese
    I aftë për të zgjidhur problemet në mënyrë të pavarur
     
    Apply

    WhatsApp

    [email protected] | 0686002623
Working...
X