Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Preventivues / Kostoist

    Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Preventivues / Kostoist
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Inxh. Ndertimi
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Inxhinieri Preventivues/Kostoist është përgjegjës për ndjekjen e kostos së objekteve në mënyrë periodike, hartimin e preventivëve, si dhe analizave teknike të çmimeve për zërat përkatës si dhe të punimeve shtesë. Ai raporton direkt tek Drejtori Teknik ose Administratori.
    Përgjegjësitë:
    Të hartojë dhe përgatisë preventivat e objekteve të planifikuara për t’u ndërtuar nga Shoqëria;
    Të kontrollojë përgatitjen e situacioneve mujore, librezave të masave, analizave teknike të çmimeve të punimeve mbështetur në metodologjinë e zbatimit të Shoqërisë;
    Të hartojë dhe përgatisë preventivat me çmimet përkatëse për zërat e punimeve që kryhen nga vetë Shoqëria, si dhe preventivat me çmimet përkatëse për zërat e punimeve që kryen nga nën-kontraktorët;
    Të ndjekë dhe kryejë raportimin e kostos në mënyrë periodike gjatë fazës së ndërtimit të objekteve;
    Të nxjerrë koefiçientët tekniko-ekonomik, që shërbejnë për planifikimin e fondeve sipas llojit të ndërtimit, si dhe të japi asistencë në përgatitjen e buxhetit mujor, raporteve të kostove dhe Cash Flow të punimeve;
    Të kontrollojë dhe vlerësojë preventivat e kontratave/tenderave me fonde pubike dhe preventivat e tjerë për projekte të porositura nga Shoqëria, mbas shqyrtimit të projektit të aplikojë çmimet për njësi sipas analizave teknike të Shoqërisë;
    Të kontrollojë preventivat me çmimet përkatëse të projekteve të ndryshme që vijnë nga studiot e projektimit;
    Të rishikojë analizat teknike dhe analizat e manualit të çmimeve sipas tregut dhe publikimeve zyrtare;
    Të kryejë rishikim periodik të legjislacionit dhe botimeve në Fletoren Zyrtare, në lidhje me çështje të kostove të ndërtimit dhe procedurave të kontrollit tatimor;
    Të kontrollojë tregun për çmime të dhëna nga kontraktorët dhe nën-kontraktorët duke raportuar tek Drejtori Teknik/Administratori për të ndihmuar në negocimet e ndryshme që do të bëhen për finalizimin e çmimeve në preventivë;
    Të kontrollojë rakordimin mujor me Departamentin e Financës për inventaret, gjendjen në magazinë dhe shkarkimin e materialeve;
    Të kontrollojë rakordimin mujor të inventarëve fizik të materialeve.
    Kuaifikimet:
    Diplomë në Inxhinieri Ndërtimi;
    Eksperiencë pune 2-3 vjet si Inxhinier Preventivues/Kostoist.
    Të ketë një eksperiencë të mjaftueshme në fushën e mbajtjes së kostos në shoqëritë e ndërtimit;
    Të ketë aftësi të përshtatet me teknologjinë dhe kërkesat e reja që dikton tregu i ndërtimeve;
    Të jetë i azhornuar me çmimet e tregut për proceset e ndryshme të punimeve për ndërtime civile dhe industriale;
    Të jetë i aftë të menaxhojë dhe punojë në grup;
    Të ketë aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime;
    Të njohë programet bazë kompjuterike, Microsoft Office, Autocad, etj.
    +355684741209
     
    Apply

    WhatsApp

    [email protected] | +355684741209
Working...
X