ASISTENTE OPERACIONALE
EUROMOBILJE SHPK ështe një kompani / shoqëri Shqiptare dedikuar përpunimit të drurit dhe prodhimit të mobiljeve, e cila vecohet për standartet e larta të prodhimit me teknologji shumë të avancuar dhe cilësi të lartë.
Kompania është në kërkim të një kandidati kyc në pozicionin Asistente Operacionale.
Detyrat
Menaxhon komunikimet e përditshme të shkruara apo verbale me furnitorë dhe klientë dhe realizon delegimin e porosive / detyrave në sektorët / personat përkatës të kompanisë..Përpilon me saktësi maksimale preventivët e klientëve dhe situacionet e prodhimit për projekte.Ndjek në mënyrë të vazhdueshme ecurinë e prodhimit / projekteve dhe kontrollon kostot reale në raport me ato të parashikuara në situacion.Rakordon me sektorët përkatës veprimtarinë operacionale.Bashkëpunon me arkitektët dhe përgjegjësit e prodhimit për realizimin sa më të saktë të dokumentacionit.Raporton në mënyrë të drejtpërdrejtë tek CEO.Realizon i detyra të tjera administrative të nevojshme për mbarvajtjen e proceseve të punës
Kualifikimet
Të ketë përfunduar Arsimin e Lartë, preferohet formim Ekonomik ose Inxhinieri Ekonomike ?Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze.Preferohen kandidate me eksperiencë të ngjashme pune.Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese në të shkruar dhe komunikim verbal.Të ketë aftësi shumë të mira në të punuarit në grup.Të ketë njohuri të Paketës Office.
Të interesuarit janë të lutur të kontaktojnë në numrin +355682026272 duke derguar CV-ne tuaj.
Adresa: Rruga Sabaudin Gabrani, pranë Birra KAON, Tiranë