Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    NEPTUN, Koordinator Dispetcer

    NEPTUN, Koordinator Dispetcer
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Supervizor
    Gjuha
    Gjuha?
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Njoftim punësimi​
    Neptun shpk është lider i shitjes me pakicë në sektorin e elektronikës konsumatore dhe elektroshtëpiakeve, pjesë e Grupit BALFIN. Që nga themelimi i tij në 1993, Neptun ka krijuar partneritete të qëndrueshme me marka të mirënjohura ndërkombëtare të teknologjisë, duke u ofruar konsumatorëve një gamë të gjerë prej mbi 7,500 produktesh si një rishitës i autorizuar. Përveç një rrjeti prej 30 dyqanesh fizike, kompania është pioniere e tregtisë elektronike në Shqipëri. Neptun është gjithashtu i pranishëm në Maqedoninë e Veriut (që nga viti 1998) dhe Kosovë (që nga viti 2007).
    Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson mbi 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.
    Pozicioni punës: Koordinator Dispetcer
    Departmenti: Logjistika
    Vendodhja: Tiranë
    Monitorimi dhe organizimi i flotës së transportit për konsumatorët (Home Delivery) dhe zbatimit të procedurave pranë magazinës Neptun. Gjithashtu mbledh dokumentat e firmosura si dhe asiston në riprintimin e dokumentave të daljes nga magazine
    Detyrat dhe përgjegjësitë:
    Përgjegjës për organizimin e flotës së transportit për konsumatorët (Home Delivery).
    Mbledhja e kërkesave për dorëzim në banesë nga ana e rrjetit të dyqaneve.
    Planifikimi dhe organizimi i dërgesave për çdo zonë / furgon.
    Kur është e nevojshme, shpërndan ngarkesën e punës, duke mbivendosur zonat e shpërndarjes dhe duke mbajtur të ulët kostot e karburantit dhe kohën e dorëzimit.
    Mban komunikim të vazhdueshëm me stafin për t'u përditësuar drejtpërdrejt mbi situatën e dorëzimit.
    Përditëson të gjitha palët e interesuara për ecurinë e shpërndarjes.
    Siguroni që të gjithë të interesuarit të respektojnë procedurat e dërgesës në shtëpi
    Menaxhon pjesëmarrjen e stafit dhe pushimet vjetore.
    Menaxhon shpërndarjen e faturave të shërbimit dhe kthimit tek drejtuesit përkatës.
    Gjurmim në rastet e faturave të papënshkruara ose fatura që nuk janë dorëzuar nga shoferët.
    Mbledhja e faturave të nënshkruara dhe dorëzimi i tyre në Departamentin e Financës.
    Kualifikimet:
    Eksperienca pune: Së paku 2 vjet përvojë pune ne pozicione te ngjashme pune.
    Diplomë Universitare.
    Gjuhët: Aftësi verbale dhe te shkruara të komunikimit në dhe në gjuhën shqipe (gjuha angleze – avantazh)
    Aftësitë kompjuterike: Njohuri shumë të mira të aplikacioneve të Microsoft Office.
    Aftësi të shkëlqyera organizative dhe koordinuese
    Nivel i larte përgjegjësie.
    Menaxhim efektiv të kohës.
    Aftësi të mira komunikimi.
    Vetëmotivim.
    Aftësi të mira për tu përshtatur ndaj ndryshimeve.
    Kushtet e punës: Neptun ofron një paketë përfitimesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës.
    Procedura e aplikimit: Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV e tyre para datës 30/11/2024 në adresën [email protected]
    * Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për
     
    Apply

    WhatsApp

    Human Resources Department
    T: +355 4 2380002
    @: [email protected] | www.neptun.al
    Selia Brunes Space, Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan,
    Përballë Qendrës Tregtare TEG, Lundër, Tirane, Albania
Working...
X