Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Specialist Logjistike

    Tirane, ofroj vend pune Specialist Logjistike
    Tirane

    Nr. Njesia - Zona me e afert?


    7 Rr. e Kavajes | 21 Dhjetori



    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    InxhinieriInxh. IndustrialeMenaxhim
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Mundesi Punesimi - Specialist Logjistike
    VEGA Group, është një kompani lider në fushën e energjive të rinovueshme në Shqipëri dhe më gjerë. Të specializuar në sektorin e fotovoltaikës dhe infrastrukturën e karikimit të automjeteve elektrike, ne po udhëheqim rrugën drejt një të ardhmeje të qëndrueshme dhe të gjelbër.
    Në kuadrin e zgjerimit të kompanive të saj, për të ofruar një shërbim sa më profesional, VEGA Group po kërkon të zgjerojë stafin me një Specialist Logjistike.
    Detyra të Përgjithshme të Rolit:
    Planifikon dhe menaxhon organizimin e transportit vëndas dhe ndërkombëtar,
    Mbikëqyrë operacionet e transportit dhe magazinimit për të siguruar dorëzimin efikas të produkteve si dhe lëvizjen e tyre në terren,
    Përditeson statusin e kërkesave dhe dërgesave dhe sigurohet që dërgesat të mbyllen në kohën e përcaktuar,
    Menaxhon marrëdhëniet me furnizuesit, transportuesit dhe ofruesit e logjistikës së tretë.
    Përgjegjës për përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për kompanitë e transportit dhe koordinimi me agjensitë doganore për kryerjen e procedurave të zhdoganimit të mallit duke respektuar afatet kohore.
    Suporton procesin e koordinimit dhe mirëmban të gjitha automjetet në pronësi të Kompanisë.
    Suporton ne koordinimin flotës së mjeteve të transportit;
    Asiston ne monitorimin dhe mirëmbajtjes se të gjitha automjetet në pronësi të Kompanisë.
    Zhvillon biznesin duke reduktuar kostot, duke analizuar problemet dhe arritur zgjidhje të reja logjistike.
    Përgjegjës për arritjen e përmirësimeve operativ, si dhe për implementimin e cdo sistemi/protokolli të ri që përmirëson cilësinë e punës.
    Zgjidh në mënyrë efiçente dhe sa më praktike emergjencat e lindura;
    Funksione të tjera të përcaktuara nga punëdhënësi sipas nevojes.
    Kriteret dhe kualifikimet:
    Diplomuar në Administrim Biznesi, Inxhinieri Industriale, ose fusha të ngjashme,
    Njohuri te mira te gjuhes Angleze. Njohuri e nje gjuhe te dyte perben avantazh,
    Eksperience te mëparshme ne logjistike përben avantazh,
    Njohuri të mira të proceseve logjistike dhe menaxhimit të zinxhirit të furnizimit,
    Aftësi të mira analitike dhe zgjidhje të problemeve,
    Aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe negociatave,
    Aftësi për të punuar nën presion dhe për të menaxhuar prioritete të shumëfishta.
    Shënime:
    Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem dërgoni CV-në tuaj me foto në adresën: [email protected] me subjekt "Specialist Logjistike".
    Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
     
    Apply

    Rruga Ndre Mjeda, Tirane


    *Çdo informacion që do të paraqesin kandidatet lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen
    dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.
Working...
X