Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune BUSINESS DEVELOPMENT MANAGER, KOMPANI NDERKOMBETARE

    Tirane, ofrohet vend pune BUSINESS DEVELOPMENT MANAGER, KOMPANI NDERKOMBETARE
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Agjent shitje | Menaxhim shitjeMarketingMenaxhim
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Albanian HR Solutions sh.p.k. është një agjenci lider në punësim, duke ofruar shërbime si Executive Search, Headhunting, Rekrutim dhe Konsulencë e cila mbështetet nga ekspertë në Burimet Njerëzore me vendodhje në Tiranë, Shqipëri.
    Në bashkëpunim me një kompani ndërkombëtare që operon në distribucionin e produkteve ushqimore, kemi nisur procesin e selektimit për postin:
    BUSINESS DEVELOPMENT MANAGER për Shqipërinë dhe Rajonin
    Kërkesat/Kualifikimet:
    Të ketë përfunduar studimet e larta.
    Minimumi 3 vite përvojë pune në shitje/marketing në sektorin FMCG.
    Njohuri të mira mbi tregun lokal.
    Orientim drejt rezultateve dhe të ketë aftësi për të perceptuar nevojat e klientëve.
    Aftësi shumë të mira analitike.
    Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi.
    Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze (kusht i domosdoshëm).
    Të ketë patentë të tipit B dhe disponueshmëri për të udhëtuar.
    Përshkrimi i punës:
    Zhvillimi i portofolit të klientëve dhe implementimi i strategjisë së kompanisë.
    Identifikimi dhe shitja ndaj klientëve kryesorë në treg.
    Zhvillimi i aktiviteteve të marketingut dhe shitjeve në përputhje me specifikat e tregut, duke siguruar efikasitet maksimal.
    Krijimi dhe zbatimi i planeve të mbështetjes për shitjet dhe marketingun përmes distributorëve dhe klientëve të rëndësishëm.
    Zhvillimi dhe ekzekutimi i shitjeve, menaxhimi i planeve promovuese dhe investimeve për partnerët.
    Hulumtimi dhe raportimi i tregut: monitorimi, analiza dhe raportimi mbi aktivitetin e konkurrentëve.
    Raportimi ditor duke përdorur Sales Force.
    Mbështetje për partnerët në arritjen e objektivave të tyre.
    Bashkëpunimi me departamentin e marketingut dhe të tjerët për të maksimizuar shikueshmërinë e markës.
    Ofrohet pagë shumë e mirë + benefite të tjera.
    Ju mirëpresim të aplikoni në: [email protected] deri në datën 12.11.2024.
    Referuar CV-së tuaj, ju informojmë se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të njoftohen për intervista.
    Të gjitha aplikimet trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
    Connect to Opportunities!
    Cel. : 0672032221
     
    Apply

    WhatsApp

    - Albanian HR Solutions sh.p.k.
    - Adresa: Rruga e Barrikadave,Vila 158, H.2, K.2, Ap. 4, Tirane, Shqiperi
    - Website: www.ahrs.al
    - Mob. +355672032221 | Tel/fax: +35544530154
    [email protected]
Working...
X