Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Trade Marketing

    Tirane, ofrohet vend pune Trade Marketing
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    MarketingMenaxhim
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Përshkrimi
    A.M.G sh.p.k e themeluar që në vitet 90. Një kompani me eksperiencë 25 vjeçare në fushën e importit dhe shpërndarjes së produkteve ushqimore të ngrira si: Akullore Algida (Magnum, Corneto, Cdo, Scandal, King Kone…), Produkte Pule Lezita (Kotoleta, Krahe Pule, Finger Pule, Fileto Pule), Produkte Brumi Ioniki, Perime Polar Food, Produkte Deti Siblou etj. Tashmë e konsoliduar si një lider në tregun shqiptar me nje staf profesionist dhe me përvojë. Gjithmonë të përkushtuar ndaj qëllimit për të përmbushur nevojat e klientëve tanë. Në kuadër të rritjes së cilësisë së shërbimit kompania është në kërkim të një stafi të ri energjik dhe me dëshirë për rritje profesionale.
    Kompania kërkon: Trade Marketing

    Detyra kryesore e Trade marketing fokusohet në rritjen e kërkesës për produkte brenda zinxhirit të furnizimit me qëllimin që markat tona të jenë zgjedhja e parë e konsumatorit. Aftësi të spikatura në komunikim, aftësi analitike dhe planifikimi strategjik janë të domosdoshme për të patur sukses në këtë rol.
    DETYRAT:
    1.Punon në mënyrë të pavarur në bazë të një plani efektiv për të ndjekur/ideuar stategjitë në përputhje me objektivat e shitjes.
    2.Përmirësim I prezencës së markës, krijimi i materialeve, pjesëmarrja në fletëpalosje/katalogë dhe fushatave promovuese për të mbështetur skuadrën e shitjeve.
    3.Ndjekje e stokut në bashkëpunim me departamentin e blerjeve dhe departamentin e shitjeve.
    4. Ndërtimi dhe ruajtja e marrëdhënieve me partnerët kyç në treg për të maksimizuar mundësitë për bashkëpunim dhe rritje të biznesit.
    5. Zhvillimi dhe zbatimi i strategjive të Trade Marketing për të promovuar produktet e portofolit.
    Lançimi dh epromovimi I produkteve kodeve të reja.
    6. Analizimi i tendencave të tregut dhe sjelljes së konsumatorëve për të identifikuar mundësi për rritje.
    7. Bashkëpunimi me ekipet e shitjeve për të siguruar komunikim efektiv dhe përputhje në iniciativat e marketingut.
    8. Monitorimi dhe vlerësimi i performancës së veprimtarive të Trade Marketing për të matur efikasitetin dhe ROI-në.
    9. Sigurimi i mbështetjes dhe udhëzimit për ekipin e shitjeve në iniciativat e Trade Marketing.
    10. Analizë e industrisë, konkurencës dhe trendeve të tregut.
    11.Kryerja e vizitave të rregullta në pikat e shitjes për të siguruar vizibilitetin e markës dhe respektimi I planogramave.
    KËRKESAT:
    -BSc/BA në Marketing, Biznes ose fusha të ngjashme;
    -Eksperinca pune jo me pak se 5 vjet, eksperincat si trade menaxher në kompani distribucioni përbëjnë avantazh.
    -Aftësi të forta analitike dhe kopetencë në përpunimin e të dhënave numerike;
    -Aftësi organizative, përvojë në përmbushjen e afateve nën presion;
    -Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe pune në grup;
    -Qëndrimi i drejtuar nga rezultatet;
    -Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
    -Leje drejtimi (B).

    Shënime
    Personat e interesuar duhet të dërgojnë CV me foto dhe Letër Interesi me email në adresën: [email protected] ose kontaktoni ne numrin e telefonit: 0676047277
    Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen brenda 48 orëve nga marrja e aplikimit.
    A.M.G shpk- Algida® promovon shanset e barabarta!
     
    Apply

    WhatsApp

    A.M.G sh.p.k
    Rr.Tirane-Durres. Km.6 Kashar
    1000 Tirane, Albania
    [email protected] | www.amgfood.com
Working...
X