Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Inxhinier Ndërtimi në Zbatim | Durrës

    Inxhinier Ndërtimi në Zbatim | Durrës
    Durres

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Inxh. Ndertimi
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Progeen Construction, është një shoqëri private me eksperiencë 11 vjeçare në industrinë e ndërtimit në Shqipëri. Progeen aplikon standardet më të larta të profesionalizmit në veprimtarinë e tij, duke garantuar cilësi dhe besueshmëri absolute tek klientët dhe partnerët. Progeen çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.
    Roli: Inxhinier Ndërtimi në Zbatim
    Vendndodhja: Durrës
    Përmbledhja e Rolit: Inxhinieri i Zbatimit është përgjegjës për planifikimin dhe organizimin e sheshit të ndërtimit në përputhje me projektin, preventivin, specifikimet teknike, grafikun e punimeve, deri në fazën e dorëzimit të objektit. Kryen kontrolle ditore përpara fillimit të punës dhe pas mbarimit të saj. Mban raport ditor të punës ndërtimore përpara Menaxherit të Projektit. Zbaton K.T.Z., rregulloren e shëndetit dhe sigurisë në punë, së bashku me personat e trajnuar për ndihmën e parë. Koordinon me brigadierin/teknikun e ndërtimit për porositjen e materialeve dhe nevojave për realizimin e proçeseve ditore në respektim të grafikut të punimeve.
    Përgjegjësitë:
    Të planifikojë, organizojë, dhe zbatojë punimet në sheshin e ndërtimit në përputhje me projektin, kushtet teknike të zbatimit, specifikimeve teknike dhe planit të cilësisë, duke respektuar afatet kohore dhe brenda buxhetit të projekt-preventivëve;
    Të hartojë planet ditore, javore dhe mujore, dhe t’ i paraqesë ato për diskutim dhe aprovim;
    Të kryejë kontrollet ditore përpara fillimit të punës dhe mbas mbarimit të saj duke mbajtur procesverbalet përkatëse dhe miratimin e proceseve në vazhdim;
    Të zbatojë grafikun e punimeve në përputhje me afatet e përcaktuara në kontratat e zbatimit të punimeve si dhe të plotësojë çdo ditë ditarin e punimeve dhe librin e kantierit;
    Të koordinojë me personelin përkatës porositjen e materialeve dhe nevojave për realizimin e proceseve ditore në respektim të grafikut të punimeve;
    Të mbikqyrë dhe të mbajë evidenca për të gjitha matjet që kryhen për volumet dhe procesverbalet përkatëse midis palëve;
    Të përgatisë situacionet mujore, librezat e masave, kostot e punimeve të realizuara nga grupet e punës të Shoqërisë dhe/ose të nën-kontraktorëve;
    Të përgatisë progres raportet dhe t’i paraqesë përpara Menaxherit të Projektit në mënyrë periodike në varësi të kërkesave të projektit;
    Të koordinojë, mbikqyrë, dhe të mbajë përgjegjësi që të gjitha materialet të cilat vijnë në objekt të jenë sipas porosisë së kryer, në përputhje me specifikimet teknike, standartet dhe të shoqëruara me certifikatat origjinale të cilësisë;
    Të mbikqyrë dhe të mbajë përgjegjësi për saktësinë, cilësinë e përdorimit dhe magazinimit, si dhe normativat e harxhimit, të materialeve që vendosen në vepër;
    Të realizojë rakordime javore ose mujore me Departamentin e Financës për kostot, inventaret, gjendjen në magazinë dhe shkarkimin e materialeve;
    Të mbikqyrë kontrollin mujor fizik të inventareve për materialet.
    Kualifikimet:
    Të jetë diplomuar në Inxhinieri Ndërtimi;
    Të ketë eksperiencë pune më shumë se 5 vjet;
    Të ketë aftësi të mira, në ndjekjen dhe zbatimin e kontratave, në komunikim, etj;
    Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze;
    Të ketë aftësi të përshtatet me teknologjinë dhe kërkesat e reja që dikton tregu i ndërtimeve;
    Të jetë i azhornuar me çmimet e tregut për proçeset ndryshme të punimeve për ndërtime civile dhe industriale;
    Të ketë aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime;
    Të jetë i aftë të punojë në grup, në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të stafit të shoqërisë;
    Të njohë programet bazë në kompjuter, Microsoft Office, Microsoft Project, AutoCad 2D&3D, etj.
    Mënyra e aplikimit:
    Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën [email protected] (duke specifikuar në subjekt të e-mail-it titullin e pozicionit) brenda datës 30.11.2024.
    Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për fazën e intervistimit.
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
     
    Apply
Working...
X