Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Menaxhere Shitjesh dhe Marketingu

    Tirane, ofrohet vend pune Menaxhere Shitjesh dhe Marketingu
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Marketing
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Menaxher Shitjesh dhe Marketingu
    Funksionet Bazë dhe qëllimi i përgjegjësive:
    Hartimi dhe zbatimi i një plani strategjik të biznesit në përputhje me objektivat e kompanisë.
    Qëllimi kryesor i punës është te rrisë shitjet dhe imazhin e kompanisë , ta marketojë atë në mënyrën më efiçente të mundshme.
    Eshtë përgjegjës për funksionimin e proçesit të punës dhe Menaxhimin e stafit vartës.
    Raporton tek: Drejtori Ekzekutiv
    Për arritjen e ketyre objektivave Menaxheri i shitjeve dhe Marketingut ka përgjegjësinë kryesore që lidhet me:
    Identifikimin dhe ndryshimet e tregjeve në zhvillim, duke qenë plotësisht të vetëdijshëm për sherbimet e reja dhe statusin e konkurrencës
    Raportet aktuale të shitjeve, të ardhurave, shpenzimeve dhe parashikimet reale për ekipin ne menaxhim
    Koordinimi i fushatave të marketingut me aktivitetet e shitjes
    Planifikimi dhe zbatimi i fushatave promovuese
    Analizimi i marrëdhënieve potenciale partnere strategjike për marketing të kompanisë
    Përgjegjesitë kryesore:
    Përgatitja e buxheteve, planeve dhe elementeve marketing&shitje në përputhje me strategjinë dhe objektivat e biznesit duke e detajuar në plane veprimi mujore dhe vjetor;
    Pergatit Raportet aktuale të shitjeve, të ardhurave dhe shpenzimeve dhe parashikimet reale për ekipin e menaxhimit.
    Udhëheq kërkime në treg për të identifikuar kërkesat e tregut aktual dhe në të ardhmen;
    Organizimi i promocioneve të vazhdueshme si element taktikë për të rritur shitjet;
    Ndan detyrat dhe përgjegjesitë për stafin në varësi dhe kontrollon zbatimin e detyrave në afat;
    Ndjek dhe drejton zhvillimin e stafit, iu komunikon për pritshmeritë e kompanisë;
    Menaxhon dhe motivon stafin në varësi që të rrisë performancën në punë; planifikon nevojat për staf në varësi, koordinon proçeset e punës, monitoron performancën e tyre; Identifikon nevojat për trajnim, si dhe merr pjesë në procesin e rekrutimit të stafit vartës.
    Vendos prioritete, identifikon dhe zgjidh problemet urgjente që lidhen me mbarëvajtjen e punës;
    Kualifikimet, Aftësitë, Njohuritë, Eksperienca:
    Diplomë në Marketing, Administrim Biznesi;
    Preferohen kandidatë me mbi 3 vjet përvojë profesionale në marketing dhe shitje, përbën përparësi përvoja në Biznes;
    Aftesi shume te mira analitike
    Fleksibël me kohën e punës;
    Aftësi shumë të mira në menaxhimin e kohës;
    Aftësi koordinuese dhe organizuese;
    Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
    Synimi i drejtuar dhe i motivuar individual me nje perpjekje per sukses dhe nje pasion per shitjet
    Njohuri të mira të programevë të paketës Office si dhe navigimi në Internet;
    Te kete lejë drejtimi.
    Cel. : +355 697 022 599
     
    WhatsApp
Working...
X