Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Inxhinier mekanik, HVAC

    Inxhinier mekanik, HVAC
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Inxh. Mekanike | Mekatronik
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Përshkrimi​AGIKONS sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ''Marea Resort'' (Kavajë), ''Tarraca e Ullijve'' (Dhërmi), ''Plazhi i Gurtë'' (Qeparo), ''Bougainville Bay'' (Sarandë) si edhe ''Meshtekna'' Brezovice.
    Kompania po kërkon të zgjerojë stafin e saj në Departamentin Teknik, në pozicionin: Inxhinier Mekanik profili energjitike.
    Përshkrim i Përgjithshëm:
    Inxhinieri Mekanik do të jetë përgjegjës për kordinimin dhe zbatimin e projekteve mekanike sipas pocedurave te kompanise.
    Detyrat​• Përgatit, koordinon dhe kontrollon gjithë dokumentacionin e duhur teknik sipas fazave të zbatimit të projektit;
    • Rishikon projektin dhe koston e punimeve mekanike (Hidroteknike dhe HVAC) dhe propozon zgjidhje teknike të favorshme për zbatimin e projektit;
    • Planifikon, organizon dhe supervizon punën e ekipit mekanik të nën kontraktorëve për t'u siguruar se të gjitha punimet po kryhen sipas parametrave të përcaktuara në projekt;
    • Përgatit dhe monitoron grafikun e zbatimit të punimeve mekanike në përputhje me grafikun e përgjithshëm të projektit;
    • Planifikon, interpreton, zbaton dhe supervizon zbatimin e projekteve të sistemit HVAC;
    • Zhvillon dhe monitoron zbatimin e standardeve të sigurisë dhe të procedurave të punës.
    • Siguron që pajisjet e punës të jenë në përputhje me specifikimet e projektit dhe me standardet e sigurisë;
    • Zbaton rregullat e sigurimit teknik dhe te mbrojtjes së mjedisit;
    • Mban dokumentacionin e nevojshëm mbi problemet teknike dhe organizative për punën e bërë.
    • Hartimin e dokumentacioneve te nevojshme pergjate dhe ne mbyllje te projektit;
    • Aftesi te mira ne kordinimin dhe integrimi nepermjet inxhinieriT drejtues te objektit te te gjithe sistemeve qe implementohen ne objekt , perpara dhe pergjate zbatimit .
    Kualifikimet​
    Të jetë diplomuar prane Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, profili Energjitikë
    Të kenë eksperiencë të mëparshme pune minimumi 3 vjet.
    Të zotërojë Paketën Office dhe Autocad.
    Të ketë njohuri të gjuhës Angleze.
    Të ketë aftësi të mira komunikuese, organizuese dhe menaxheriale.
    Të jetë I aftë të përmbushë me korrektësi dhe përpikmëri ç’do detyrë tjetër të ngarkuar nga eprori.
    Shënime​Menyra e Aplikimit:
    Kandidatët e interesuar të dërgojnë CV nëpërmjet adresës zyrtare të emailit: [email protected] duke specifikuar në subjekt pozicionin për të cilin aplikojnë.
    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
     
    Apply

    WhatsApp

    “Agikons” sh.p.k
    Blloku Rezidencial “Kodra e Diellit”, A0/1. Tirane, Albania.
    Tel: +355 68 40 52 085
    [email protected] | www.agikons.com
Working...
X