Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    kerkohet Arkitekt/e


    SAJA CONSTRUCTION, kompani e specializuar ne fushen e ndertimit te objekteve civile dhe industriale, kerkon te punesoje: Arkitekt/e

    Përmbledhja e Pozicionit: Arkitekti kryesisht do të fokusohet në koordinimin e projekteve të hartuara nga projektues të nënkontraktuar,
    kontrollimin e cilësisë së projekteve të dorëzuara prej tyre (nga faza e projekt-idesë deri në projektin e zbatimit),
    hartimin e relacioneve shpjeguese mbi përmbajtjen e projekteve dhe sugjerimin e propozimeve konkrete për përmirësimin e tyre,
    kontrollimin e përputhshmërisë së projekteve me legjislacionin sektorial në planifikim dhe zhvillim territori; plotësimin dhe detajimin e projekteve arkitektonike
    dhe teknike si dhe asistimin e procesit të pajisjes me leje zhvillimi dhe ndërtimi (duke përfshirë lejet/vendimet/miratimet plotësuese të kërkuara për to).

    Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

    Të mundet të konceptojë dhe të hartojë detyra projektimi;
    Të plotësojë kontratat e sipërmarrjes me specifikimet teknike arkitektonike;
    Të jetë i përditësuar me legjislacionin sektorial të planifikimit dhe zhvillimit të territorit si dhe legjislacionin e ndërtimit;
    Të negociojë dhe të koordinojë projektin me kontraktorët dhe projektues të tjerë të përfshirë në hartimin apo zbatimin e projektit;
    Të ndjekë rregullisht mbledhjet në zyrë si dhe jashtë saj, të ndjekë takimet me kontraktorët dhe projektues të tjerë;
    Të asistojë procesin e aplikimit dhe marrjes së lejes së zhvillimit dhe të ndërtimit;
    Të kuptojë dhe të përkthejë në rezultat detyrat e projektit;
    Të hartojë relacione teknike mbi përmbajtjen e projektit arkitektonik dhe të mundet të sugjerojë propozime konkrete për përmirësimin e tij
    Të realizojë prezantime përmbledhëse shpjeguese mbi projektin arkitektonik dhe të mundet t’i prezantojë ato;
    Të bashkëpunojë në procedurën e prokurimit duke ofruar detajet dhe specifikimet e nevojshme teknike;
    Të hartojë projektet e plota ose pjesore për objekte të ndryshme, turistike, rezidenciale, tregtare, social-kulturore, etj,si dhe detajimin etyre.
    Të punojë ngushtë me drejtuesin e grupit, ekipin e projektimit si dhe me inxhinierët e disiplinave të ndryshme (Konstruktor & MEP);
    Të bashkëpunojë me sektorët dhe grupet e tjera në fushën e mjedisit, efiçencës energjetike, trashëgimisë kulturore si dhe t’i asistojë në punën e tyre;
    Të marrë pjesë dhe të konsultohet me profesionistë të ndërtimit rreth zgjidhjeve praktike të projekteve;
    Të japë input për llogaritjen e kostove dhe preventivave;
    Të mundet të hartojë, kontrollojë dhe plotësojë tabelën e specifikimeve teknike;
    Çdo detyrë tjetër që mund t’i caktohet nga përgjegjësi i departamentit.

    Edukimi: Të zotërojë diplome në Arkitekturë

    Kualifikime të tjera:

    Të ketë eksperiencë pune të paktën 5 vjet në hartimin dhe koordinimin e projekteve arkitektonike
    (për këtë pozicion pune, do të përbëjë avantazh angazhimi në projekte komplekse turistike dhe në projekte bashkëpunimi me studio të huaja);
    T’i kushtojë vëmendje detajeve teknike arkitektonike dhe të ketë njohuri të avancuara në teknologjinë e ndërtimit;
    Të ketë njohuri të plotë mbi përmbajtjen e projekteve arkitektonike dhe inxhinierike sipas tipologjisë dhe fazave të hartimit (nga projekt-ideja në projektin e zbatimit);
    Të ketë njohuri të plotë mbi procedurat e aplikimit dhe gjithë procesin e pajisjes me leje ndërtimi dhe zhvillimi;
    Të ketë përdorim profesional të paketës së Autodesk (AutoCAD, Map3D, 3DS etj), në projektim arkitektonik dhe studime urbane; përdorim profesional të programeve të konceptimit të projekteve (Sketch Up etj.);
    përdorim profesional të paketës së Microsoft Office dhe përdorim bazik të programeve me bazë GIS etj.;
    Njohja e paketës BIM (Revit, Navisworks etj.) përbën avantazh;
    Të ketë njohuri profesionale të gjuhës angleze si në shkrim dhe komunikim;
    Të ketë aftësi organizimi dhe koordinimi të projektit;
    Të jetë në gjendje të punojë pa/ose me pak mbikëqyrje;
    Të ketë etikë profesionale dhe aftësi shumë të mira komunikuese;
    Të punojë në grup për të arritur objektivat;
    Të ketë aftësi për ndjekjen dhe zgjidhjen e problemeve;
    Përvoja të mëparshme pune në kompani ndërtimi/investimi janë të favorshme.

    Te gjithe kandidatet e interesuar te dergojne CV-ne e tyre ne adresen e e-mail. [email protected]


    Welcome back to Instagram. Sign in to check out what your friends, family & interests have been capturing & sharing around the world.

    Apliko
Working...
X