Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Asistent Menaxher Projekti

    Asistent Menaxher Projekti
    Tirane

    Nr. Njesia - Zona me e afert?


    5 Selite | Kodra e Diellit



    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Menaxhim
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Përshkrimi​AGIKONS sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ''Marea Resort'' (Kavajë), "Tarraca e Ullijve" (Dhërmi), "Plazhi i Gurtë" (Qeparo), "Bougainville Bay" (Sarandë) si edhe "Meshtekna" Brezovice.
    Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit të saj Agikons Sh.p.k shpall vakant pozicionin e punës: Asistent Menaxher Projekti.
    Detyrat​Asiston Manaxherin e Projektit ne realizimin e detyrave:
    Planifikimi , ekzekutimi dhe finalizimi i projekteve brenda afateve dhe buxheteve.
    Detajimi dhe zbërthimi i burimeve te nevojshme financiare, kapacitetet dhe grupet e punës për realizimin në kohë të projekteve.
    Zbatimi i strategjive dhe vlerësimeve për reduktimin e kostove të projekteve përkatëse.
    Zhvillimi i fushatave te prokurimit sipas nevojave dhe specifikave të projekteve dhe më gjerë.
    Hartimi dhe interpretimi i raporteve financiare dhe përcjellja e tyre pranë departamenteve të tjera të kompanisë si dhe drejtorit ekzekutiv brënda afateve.
    Planifikimi dhe kontrolli i ecurisë se proçeseve të punës në objekte.
    Drejtimi dhe mbikëqyrja e ekipeve të punës.
    Organizimi dhe koordinimi i punës, si dhe raportimi tek bashkëpunëtorët e Projektit.
    Kualifikimet​
    Të ketë përfunduar arsimin e larte, preferohet degen e inxhinierise dhe ekonomise.
    Të ketë të paktën 3 vjet eksperience pune, preferohet në sektorin e ndërtimit.
    Të ketë njohuri rreth dokumentacioneve teknike, financiare dhe tekniko-finaciare të kompanive të ndërtimit.
    Të ketë aftësi menaxheriale në komunikim, në blerje e shitje, në ndërtimin dhe ndjekjen e zbatimit të kontratave etj.
    Të përdorë mirë programet baze Office, Outlook etj. (vecanerisht EXCEL).
    Shënime​
    Puna e nderthurur ne Zyra + Terren.
    Paga eshte shume e kenaqshme dhe e lidhur me performancen ne pune.
    Menyra e Aplikimit:
    Kandidatët e interesuar të dërgojnë aplikimin e tyre ne adresën zyrtare të emailit: [email protected] duke specifikuar në subjekt pozicionin për të cilin aplikojnë.
    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
    Agikons. Sh. P. K
    Departamenti i Burimeve Njerezore;
    E-mail: [email protected]
    Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane.
     
    Apply

    WhatsApp

    “Agikons” sh.p.k
    Blloku Rezidencial “Kodra e Diellit”, A0/1. Tirane, Albania.
    Tel: +355 68 40 52 085
    [email protected] | www.agikons.com
Working...
X