Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Senior Oficer i Sigurisë së informacionit

    Senior Oficer i Sigurisë së informacionit
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Informatike | Programim
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Union Bank operon prej më shumë se 18 vitesh në tregun shqiptar e pozicionuar si një bankë e shëndetshme dhe e qëndrueshme ku nëpërmjet një rrjeti të gjerë prej 32 degësh dhe 69 ATM në qytetet më kryesore të Shqipërisë, u shërben me profesionalizëm mbi 130,000 klientëve. Përveç rrjetit të gjerë të degëve, për t’iu gjendur më pranë klientëve, Union Bank ofron shërbimin UB Online, një platformë moderne, e lehtë në përdorim e cila mundëson kryerjen e veprimeve bankare online në çdo kohë duke lehtësuar aktivitetin e përditshëm të klientëve individë dhe biznes. Prej fillimit të aktivitetit në vitin 2006, Union Bank ka shënuar rritje domethënëse në tregun bankar duke arritur mbi 100 miliard Lekë asete.
    Union Bank ofron një kulturë pune ku vlerësohet diversiteti, ku çdo pjesëtar i skuadrës është shumë i rëndësishëm për suksesin e binzesit prandaj impenjohemi maksimalisht të krijojmë një ambient motivues, gjithëpërfshirës dhe me shanse të barabarta zhvillimi. Gjithashtu ne investojmë në mënyrë të vazhdueshme në trajnimin dhe zhvillimin e punonjësve për të ofruar një eksperiencë të shkëlqyer bankare për klientët tanë.
    Ne vlerësojmë profesionistët e kualifikuar, besnik dhe të përkushtuar si asetin tonë më të çmuar prandaj kërkojmë kandidatë të përshtatshëm që të bëhen pjesë e skuadrës në Departamentin e Menaxhimit të Riskut, Njësia e Sigurisë së informacionit në pozicionin:
    Senior Oficer i Sigurisë së informacionit​
    Përshkrimi i përgjithshëm i punës:
    Oficeri i Sigurisë së Informacionit sigurohet që informacioni i kompanisë është i sigurt teknikisht sipas institucioneve të brendshme dhe ligjeve dhe rregulloreve të shtetit, auditorëve të jashtëm të kontraktuar dhe standardeve më të mira të industrisë në këtë fushë.
    Disa nga qëllimet e këtij pozicioni pune përfshijnë:
    Të japë garantoje se informacioni i krijuar, marrë ose mirëmbajtur nga banka, të përdoret në përputhje me qëllimin e synuar.
    Të mbrojë informacionin e bankës dhe infrastrukturën e saj nga kërcënimet e jashtme ose të brendshme.
    Te sigurojë që banka është në përputhje me kërkesat ligjore dhe rregullative në lidhje me aksesin në informacion, sigurinë dhe privatësinë. Të rekomandojë dhe të ndjekë adresimin e këtyre kërkesave.
    Përgjegjës për identifikimin e vulnerabiliteteve, bashkëpunon me IT për zgjidhjen e tyre duke u siguruar që janë vendosur kontrollet e duhura për të ruajtur sigurinë e rrjetit, sistemeve dhe të dhënave.
    Detyrat dhe Përgjegjësitë kryesore:
    Mirëmban politikat dhe procedurat e sigurisë së informacionit në përputhje me standardet e industrisë dhe monitoron aplikimin e tyre.
    Siguron përputhje me kërkesat ligjore dhe rregullative.
    Ka rol aktiv në zbulimin, raportimin dhe menaxhimin e incidenteve, duke përfshirë analizën e riskut dhe rekomandimet për shmangien e incidenteve të ngjashme.
    Ka rol aktiv në procesin e vazhdimësisë së biznesit.
    Angazhim në projektet e Bankës në aspektin e sigurisë së informacionit.
    Vlerëson dhe adreson risqet e sigurisë së sistemeve dhe palëve te treta ne baza periodike dhe për çdo implementim te ri.
    Menaxhon vulnerabilitetet, analizon rezultatet e auditimeve dhe penetration test-eve.
    Menaxhon akseset dhe rolet e përdoruesve në infrastrukturën IT.
    Qëndron i/e përditësuar me zhvillimet në standardet e sigurisë dhe kërcënimet e sigurisë.
    Krijon, përmirëson dhe zhvillon procedurat e auditimit të sigurisë dhe siguron se janë vendosur kontrollet e duhura të auditimit.
    Monitoron loget, cilësinë e tyre dhe alertet nga burime te brendshme apo te jashtme.
    Identifikon fushat e rëndësishme të databazave apo sistemeve te tjera kritike apo te rëndësishme për mbulimin e auditimit dhe propozon kontrolle shtesë duke vlerësuar rëndësinë e tyre.
    Kontrollon ndryshimet e ndodhura për t'u siguruar që ato janë në përputhje me standardet e sigurisë dhe objektivat e ndërhyrjes.
    Kryen kontrolle të rregullta gjetje të dobësive dhe përmirësim të sigurisë në sisteme të ndryshme.
    Ndihmon në krijimin e një baseline të sigurisë për databazat, pajisjet e rrjetit dhe sistemet.
    Ndihmon në krijimin e raporteve të sigurisë për databazat, pajisjet e rrjetit dhe sistemet.
    Përgatit dhe ekzekuton trajnime ndërgjegjësimi për sigurinë dhe teste periodike simulimi.
    Profili Individual:
    Diplomë në fushën e informatikës, inxhinieri kompjuterike, elektronike, telekomunikacion, apo fusha te ngjashme.
    Eksperiencë prej së paku 3 vite në sigurinë e informacionit (eksperienca ne Banke përbën përparësi).
    Njohuri shume te mira ne konceptet e rrjetave dhe pajisjeve të sigurisë se rrjetit (me fokus sigurinë).
    Njohuri të mira ne konceptet e sistemeve operative dhe databazave (windows, linux, oracle, MSSQL, me fokus sigurinë).
    Njohuri të mira në menaxhimin e sistemeve teknike suportuese mbrojtese të sigurisë.
    Njohuri të mira dhe eksperience në menaxhim dhe analizim te logeve.
    Njohuri të mira ne analizimin dhe menaxhimin e vulnerabiliteteve.
    Njohuri të mira për proceset e vazhdueshmërisë se biznesit (BCP).
    Aftësi të tjera:
    Aftësi shumë të mira të komunikimit, i/e prirur të ndërtojë marrëdhënie konstruktive me kolegët;
    I/E aftë të punojë në grup dhe të përballojë disa detyra njëkohësisht;
    Aftësi shumë të mira në zgjidhjen e problemeve, aftësi organizuese shumë të mira të punës, dhe i/e vëmendshëm ndaj detajeve;
    I/E aftë të punojë në projekte në grup, sens të lartë përgjeshmërie dhe me iniciativë për proceset e punës;
    Njohuri të avancuara të gjuhës Angleze
    Personat e interesuar për pozicionin duhet të dërgojnë brenda datës 6 Nëntor 2024:
    CV
    Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin
    Dokumentat duhet të dërgohen në adresën e-mail: [email protected]
    Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.
    Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.
    Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.
    Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.
    Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në [email protected].
     
    Apply

    WhatsApp

    Union Bank
    Blv. Zogu I, perballe stacionit te trenit, Tirane
    Fax: +355 4 2272 880
    [email protected] | www.unionbank.al
Working...
X