Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Analist Shitjesh

    Tirane, ofrohet vend pune Analist Shitjesh
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Menaxhim
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    A.M.G sh.p.k e themeluar që në vitet 90. Një kompani me eksperiencë 25 vjeçare në fushën e importit dhe shpërndarjes së produkteve ushqimore të ngrira si Akullore Algida (Magnum, Corneto, Carte'Dor, Scandal, King Kone…), Produkte Pule Lezita (Kotoleta, Krahe Pule, Finger Pule, Fileto Pule), Produkte Brumi Ioniki, Perime Polar Food, Produkte Deti Siblou etj. Tashmë e konsoliduar si një lider në tregun shqiptar me nje staf profesionist dhe me përvojë. Gjithmonë të përkushtuar ndaj qëllimit për të përmbushur nevojat e klientëve tanë. Në kuadër të rritjes së cilësisë së shërbimit kompania është në kërkim të një stafi të ri energjik dhe me dëshirë për rritje profesionale.
    Gjithmonë të përkushtuar ndaj qëllimit për të përmbushur nevojat e klientëve tanë. Në kuadër të rritjes së cilësisë së shërbimit kompania është në kërkim të një stafi të ri energjik dhe me dëshirë për rritje profesionale.
    Kompania kërkon: Analist Shitjesh
    Pershkrim i punës
    Planifikimi i Shitjeve: Harton planin mujor të shitjeve për të gjitha markat në bashkëpunim me Menaxherin e Shitjeve, monitoron progresin dhe bashkëpunon me stafin për realizimin e tij.
    Raportet Audituese: Përgatit raporte të ndryshme mbi performancën e shitjeve, përfshirë analizat për supervizorët, produktet, stoqet dhe klientët.
    Analiza e Tregut: Kryen analiza për markat, konkurrencën, pozicionimin dhe çmimet, duke asistuar në strategji dhe vendimmarrje.
    Efektiviteti i Promocioneve: Planifikon dhe monitoron ofertat mujore, komunikon me klientët për pjesëmarrje në shorte, katalog dhe të tjera të ngjashme.
    Koordinimi i Shitjes: Monitoron dhe orienton kordinatorët dhe suporton me anën teknike të programit të shitjes, agjentet, supervizorët, menaxherët.
    Administrimi i Databasave: Menaxhon databazën e klientëve dhe aseteve, duke siguruar kontroll të saktë të pajisjeve dhe lëvizjeve të tyre.
    Raportimi dhe Komunikimi Ditor: Raporton dhe komunikon në mënyrë të vazhdueshme me stafin e shitjes për problematika dhe përmirësime të mundshme.
    Asistencë në Trajnim dhe Planifikim: Ndihmon në organizimin e trajnimeve për stafin e shitjeve dhe optimizon përpjekjet e shitjeve në bazë të analizës së të dhënave të blerjeve të klientëve.
    Detyra Shtesë: Koordinon gjendjet e magazinave, analizon porositë nga magazinat e rretheve dhe përmbush detyra të tjera të deleguara nga Menaxheri i Shitjeve dhe CEO. Detyra të tjera që mund të dalin në vazhdimësi në funksion të pozicionit.
    Aftesi dhe kualifikime:
    Të ketë përfunduar studimet në njërën prej degëve: Administrim Biznesi, Informatike ekonomike, Ekonomik .
    Të përdor paketën e Microsoft Office, veçanërisht Excel, Ëord, Poëer Point.
    Përbëjnë avantazh njohuritë në : Navision, Finance 5, ERP .
    Efiçencë në kryerjen e detyrave ditore me supervizim minimal.
    Të jetë i pajisur me lejen e drejtimit të Tipit B
    Të ketë njohuri të Gjuhes Angleze në nivelin B2
    Të ketë mbi 2 vite eksperience në pozicione të ngjashme.
    Aftësi të mira komunikimi, bashkëpunimi dhe vetëorganizimi.
    Të jetë i orientuar drejt zgjidhjes së problemit dhe të ketë qasje pro-aktive në punën e tij.
    Personat e interesuar duhet të dërgojnë CV me email në adresën: [email protected] ose të kontaktojnë në numrin e telefonit: 0676047277.
    Ju lutemi përcaktoni pozicionin e punës për të cilin aplikoni.
    A.M.G shpk- Algida® promovon shanset e barabarta!
    Cel. : 0676047277
     
    Apply

    WhatsApp

    A.M.G sh.p.k
    Rr.Tirane-Durres. Km.6 Kashar
    1000 Tirane, Albania
    [email protected] | www.amgfood.com
Working...
X