Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Menaxher Showroom-i




    Billa & Co shpk, Një kompani dinamike, me rritje vit pas viti në fushën e tregtimit të Pllakave,
    Hidrosanitareve dhe Parketeve, tani edhe me Billa Home që merret kryesisht me Mobiljet,
    kërkon të punësojë një:

    Menaxher Showroom-i:

    Detyrat Kryesore

    1. Menaxhimi i ekspozitës ku përfshihet:
    - Kujdesi për përditesimin e artikujve të rinj në ekspozitë.
    - Prezantimi i produkteve ekzistuese në ekspozitë si dhe produkteve të reja te klientët.
    - Ndjek procesin deri në dorëzimin e porosisë pranë klientit.
    2.Analizon dhe ndërton raporte të ecurisë së produktit sipas kategorive dhe propozon zgjidhje për të përmirësuar rezultatet
    3.Njeh pozicionimin e konkurrencës në treg dhe nivelin e të njëjtave produkte në tregjet e huaja.
    4.Përzgjedh dhe përgatit produktet për promocion sipas rastit.

    Kualifikimet / Kërkesat

    1. Komunikim perfekt minimalisht në gjuhën angleze
    2. Të ketë punuar ne sektorin e Mobiljeve minimalisht 2 vite
    3. Të ketë aftësi manaxheriale dhe aftësi për të punuar në grup

    Shënime
    Ju ofrojmë:
    1. Një mjedis pune stimulues.
    2. Një punë me përgjegjësi dhe me perspektivë afatgjatë.
    3. Një pagë interesante dhe mundësi për karriere.

    Ne ofrojmë një trajnim të plotë per pozicionin perkates, gjatë të cilit do të njiheni me politikat tona të menaxhimit dhe departamentet përkatëse.
    Të interesuarit të dërgojnë CV bashkë me letër motivimi në adresën e mëposhtme.
    Kontakt: Billa Home sh.p.k., Autostrada Tiranë - Durrës, Km. 7.
    e-mail: [email protected]


    Apliko
Working...
X