Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune INXHINIER KANTIERI

    Tirane, ofroj vend pune INXHINIER KANTIERI







    Tirane



    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Inxhinieri



    Gjuha

    anglisht



    Eksperienca



    vetem me eksperience







    KOMPANIA ERZENI/SH SHPK KA NJE EKSPERIENCE TE GJERE NE FUSHEN E NDERTIMIT SI ME INSTITUCIONE PRIVATE ASHTU EDHE ME NDERTIME SHTETERORE
    POZICIONI INXHINIER NDERTIMI NE KANTIER PAGA 150000-170000 LEK NETO E DISKUTUESHME SIPAS KUALIFIKIMEVE
    KERKOHET MINIMUMI 4-5 VITE EXPERIENCE PUNE



    Kontrollin e punimeve në përputhje me kontratat e sipërmarrjes, projektin, preventivin, specifikimet teknike dhe KTZ, dhe kushteve të sigurisë së shëndetit e jetës në punë;
    Kontrollin e përputhshmërisë së projekteve dhe detajeve (Identifikimin e mospërputhjeve mes projekteve arkitektonik – konstruktiv – KUZ – KUB, infrastrukturë inxhinierike nëntokësore),
    përfshirë rishikimin dhe dhënien e zgjidhjeve teknike për zbatim, përfshirë detajimin konstruktiv dhe arkitektonik të elementëve të ndryshëm;
    Hartimin dhe ndjekjen e grafikut të punimeve sipas projektit dhe planit të organizimit;
    Përpilimin dhe kontrollin e të gjithë dokumentacionit tekniko ligjor në objekt, si proces-verbale, libreza masash, situacione, akte piketimi e kontrolli etj.;
    Kontrollin e cilësisë dhe çështjet e sigurisë në kantier, si dhe sigurohet se të gjitha rregullat po zbatohen sipas rregullores të menaxhim QA/QC dhe HSE si dhe rregullave në fuqi;
    Të kontrollojë firmat nënkontraktore dhe të marrë masa për të përmbushur kërkesat ligjore për sigurimin teknik në kantier;
    Ndjekjen e cilësisë së lëndëve të para që vijnë në kantier nga furnitorët e ndryshëm;
    Aprovimin e materialeve që implementohen në kantier;
    Sigurimin e zbatimit të punimeve në përputhje me politiken e menaxhimit të cilësisë të kompanisë;
    Marrjen në dorëzim të punimeve të zbatimit, kryerjen e Inspektimeve të rregullta;
    Përgatitjen e snag listave ose të punimeve me mangësi ose të papërfunduara si pjesë e procesit të kolaudimit;
    Zbatimin me rigorozitet të kontratave të sipërmarrjes;
    Zbatimin me rigorozitet i rregullave teknike dhe kodit të veshjes;
    Përgatitjen e dosjeve të cilësisë për materialet specifike të importit që nuk ka mundësi të analizohen në laboratorë tanë;
    Ndjekjen e zbatimit të cilësisë në procese të ndryshme teknologjike gjatë zbatimit të punimeve;
    Organizimin dhe Koordinimin me stafin në varësi (teknik, brigadier , hidraulik , elektricist, topograf) për punime në kantier;
    Udhëheqjen e punimeve, planifikimin e fronteve të punës për procese dhe kontraktorë të ndryshëm, koordinimin e programit të punës midis kontraktorëve,
    aty ku puna e tyre ndërthuret në faza të caktuara;Evidentimin e nevojave për materiale, dhe mirë administrimin e tyre ,të makinerive dhe të fuqisë punëtore;
    Përgatitjen e raporteve ditore, javore me problematika dhe ecurinë përkatëse;
    Kontrollin periodik të kostove, në përputhje me preventivin;
    Identifikimin, planifikimin dhe llogaritjen e volumeve, për zërat e preventivit dhe zërat e punimeve të reja ose të paparashikuara në preventiv;
    Detyra të tjera që i ngarkohen nga Drejtuesi i kantierit.
    Përgatit orët përmbledhëse të punës dhe të dhëna të tjera për stafin, dërgon prezencën e stafit në Departamentin e Burimeve Njerëzore;
    Evidenton lejet vjetore të stafit, mungesat ditore, raporte etj.;
    Përcjell tek stafi i kantierit rregulla ose udhëzime të ardhura nga Departamenti i Burimeve Njerëzore;
    Planifikon nevojat në kantier, harton urdhër-kërkesa dhe ndjek miradministrimin e shpërndarjes së kancelarive.
    Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti në Inxhinieri Ndërtimi
    Kualifikime të tjera:


    Eksperiencë pune të ngjashme;
    Të ketë kompetenca teknike të lidhura me punën;
    Aftësi të mira në kontroll, organizim, raportim;
    Të ketë dëshirë për të implementuar gjëra të reja;
    Aftësi të mira komunikuese me shkrim dhe gojë;
    Njohuri të mira në paketën Office dhe programe të tjera të lidhura me punën.
    PAGESA MJAFT E MIRE
    KONTAKT 0684000205

    [email protected]


     




    Apply


    WhatsApp
Working...
X