Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Menaxher Turni - OPA

    Menaxher Turni - OPA







    Tirane



    Nr. Njesia - Zona me e afert?



    5 Blloku





    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Menaxhim



    Eksperienca



    vetem me eksperience







    Revo Hospitality Group është themeluar në vitin 2018 dhe është një nga kompanitë lider që operon në industrin e mikëpritjes.

    Revo Hospitality Group menaxhon markat më të dalluara në industri si Salt Restaurants, Lift Steak & Rooftop Bar dhe zinxhirin e fast food-eve Opa Greek Street Food.

    Revo Hospitality Group po kerkon profesionistë me pervojë dhe të rinj të talentuar, të cilët janë të etur për të mësuar, zhvilluar dhe për të treguar profesionalizëm.

    Ne po kërkojmë për:

    Menaxher Turni OPA
    Roli dhe përgjegjësit;

    Delegimi i detyrave tek stafi dhe mbikëqyrja e performancës së tyre;
    Përgjegjës për kryerjen e furnizimeve sipas nevojës si dhe mbajtjen e rregullt të inventarit periodik;
    Pritja dhe shërbimi i klientëve sipas standartit të përcaktuar nga kompania;
    Përgjegjës për organizimin e stafit dhe menaxhimin e pushimeve javore;
    Pergjegjes për të ndihmuar stafin për të zgjidhur problematikat gjatë orarit të shërbimit;
    Përgjegjës për ndjekjen e shpenzimeve ditore dhe raportimin e tyre tek eprori;
    Ndjekjen e të gjitha rregulloreve të shëndetit dhe sigurisë në punë;
    Shqyrton dhe vlerëson rregullisht kënaqesinë e klientëve dhe rekomandon politika të reja operacionale;
    Pergjegjës për marrjen përsiper te detyrave të shërbimit edhe arkës në momente fluksi;
    Mirembajtja e ambjentit të restorantit edhe mjeteve te punës;
    Të njohë te gjitha rreziqet që vijnë nga ushqimet;
    Te njohë pikat e kontrollit, praktikat e punes,praktikat e higjenës dhe gjurmueshmërinë e produktit;
    Te arrijë objektivat e vendosura nga kompania edhe menaxheri i pergjithshëm.

    Kualifikimet:

    Minimalisht 3 vjet përvojë pune;
    Të ketë aftësi komunikimi dhe bashkëpunimi me pjesën tjetër të stafit;
    Të mbajë marrëdhenie profesionale që të përputhen me vlerat dhe orientimin e vetë kompanisë;
    Të ketë aftësi shumë të mira në menaxhimin dhe motivimin e stafit në varësi;
    Të ketë aftësi të shkëlqyera në zgjidhjen e problemeve;
    Të ketë aftësi te mira organizative dhe planifikuese;
    Disponueshmërinë për të punuar në turne të ndryshme, duke përfshirë edhe fundjavat

    Nëse dëshironi të rriteni ose të përmirësoni karrierën tuaj duke punuar me REVO Hospitality Group, jeni te mirëpritur të dorëzoni CV tuaj në adresën e email-it:

    Departamenti i BNJ
    [email protected]
    [email protected]
    [email protected]
    ose mund të na kontaktoni në nr e cel: 069 70 79 300

    Cel. : 069 70 79 300

     




    Apply


    WhatsApp

















    Rr. Papa Gjon Pali II, Ambasador 3 - Tirane
    [email protected] | +355 69 70 79 300
Working...
X