Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Elbasan, ofroj vend pune, Oficer Kredie i Lartë, Dega Elbasan

    Elbasan, ofroj vend pune, Oficer Kredie i Lartë, Dega Elbasan







    Elbasan



    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Agjent shitje | Menaxhim shitjeEkonomist-Financier/eFinance-Specialist | Banke / SigurimeKontabilitet | AuditMenaxhim



    Eksperienca



    vetem me eksperience







    Oficeri i Lartë i Kredisë siguron arritjen e objektivave vjetore dhe mujore për rritjen dhe cilësinë e portofolit duke identifikuar oportunitetet e shitjes dhe gjenerimin e klientëve të rinj duke qenë përgjegjës për tërë ciklin e jetës së kredisë së një klienti në NOA. Paralelisht shërben si zëvendës i drejtorit të degës në detyra operacionale si dhe suporton stafin e ri në procesin e integrimit.

    Detyrat dhe Përgjegjësitë e pozicionit:

    Analizon tregjet potencialë në mënyrë që të identifikojë nevoja të mundshme dhe zhvillon një plan kërkimor duke konsideruar profilin e duhur të klientit në NOA;
    Promovon shërbim të shpejtë dhe profesional klientëve potencialë dhe ekzistues në mënyrë që të sigurojë një marrëdhënie afatgjatë dhe të shëndetshme;
    Inicion në mënyrë proaktive negociata shitjesh për të arritur objektivat e shitjes;
    Vlerëson risqet lidhur me aplikimin për kredi duke konsideruar karakterin e klientit, stabilitetin e biznesit, aspektet sezonale dhe tregun, si dhe informacionin në sektorin përkatës;
    Analizon kapacitetet ripaguese të klientit dhe përcakton nëse kredia mund të përmbajë një risk të pranueshëm brenda udhëzimeve të politikave të kredisë;
    Zhvillon plane specifike për përsëritjen e biznesit me klientët ekzistues dhe ndërmerr nisma pasuese të duhura;
    Qëndron i përditësuar në lidhje me produktet procedurat dhe politikat e reja, dhe termat dhe kushtet e reja të propozuara nga Kompania;
    Performon mbledhjen e hershme dhe intensive të kredisë dhe ndjek vonesat sipas strategjisë së kompanisë me fokus normalizimin e pagesës së kredisë duke u përqendruar tek negociimi me klientin;
    Siguron trajnim dhe mentorim të përditshëm për Oficerët e rinj duke bërë të mundur integrimin më të shpejtë të tyre në institucion.
    Kërkesat për pozicionin:

    Diplomë universitare e preferueshme në Kontabilitet, Financë, Ekonomi, Administrim Biznesi ose në fusha të tjera të ngjashme;
    Eksperiencë pune e preferueshme 2 vjet në një pozicion shitje në një institucion financiar;
    Aftësi shumë të mira për të tërhequr, menaxhuar dhe zhvilluar marrëdhënie biznesi;
    Aftësi të shkëlqyera analize financiare.
    Si të aplikoni:

    Dërgoni aplikimin tuaj brenda datës 7 Tetor 2024, në adresën e emailit [email protected].

    Aplikimi duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës.

    Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një intervistë.

     




    Apply












    noafin.al/jobs
Working...
X