Përshkrimi
AGIKONS sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg.
Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si:
Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), Marea Resort (Kavajë), Tarraca e Ullijve (Dhërmi), Plazhi i Gurtë (Qeparo), Bougainville Bay (Sarandë) si edhe Meshtekna Brezovice.
AGIKONS sh.p.k vlerëson burimet njerëzore si asetin me të madh të shoqërisë, duke kontribuar në zhvillimin dhe promovimin e tyre në fusha të ndryshme profesionale.
Talentet e reja kanë mundësinë e përvetësimit të njohurive me profesionistët më të mire të fushës dhe të bëhen liderat e së nesërmes.
Ne jemi në zgjerim të stafit në Departamentin e Burimeve Njerëzore dhe aktualisht po kërkojmë Specialiste të Burimeve Njerëzore.
Qëllimi i Pozicionit:
Specialiste e Burimeve Njerëzore asiston në proçesin e rekrutimit të kompanisë, për identifikimin e nevojave për staf, plotësimin e vendeve vakante, integrimin e punonjësve të kompanisë.
Detyrat
Identifikon nevojat për rekrutim në kompani dhe harton përshkrimet e pozicioneve të punës sipas strukturës së kompanisë.Publikon njoftimet e pozicioneve të vendeve vakante në portalet e punësimit online.Planifikon intervistat me kandidatët dhe koordinon proçesin e intervistimit me panelin intervistues.Komunikon me punonjësit për dokumentacionin që duhet për dosjen e tyre personale në kompani.Plotëson dosjet e punonjësve sipas formateve të kompanisë, duke përditësuar databazën e dokumentave.Administron të gjitha kontratat individuale të punës për punëmarrësit e punësuar.Raporton te Drejtor i Burimeve Njerëzore.Plotëson rregjistrat themeltar te punonjesit me të dhënat e punonjësve për kontributet e derdhura të çdo muaji;Krijon databazat e vakansive per secilin departament/sektor.Administron bazën e të dhënave të punonjësve fizikisht dhe elektronikisht sipas sistemit;Dikton nevojat e personelit për t'u trajnuar, kualifikuar dhe zhvilluar profesionalisht, në të mirë të pozicionit të tyre të punës;Përpilon "Programin e kualifikimit personal "për secilin nga punonjësit e shoqërisë;Identifikon kurset profesionale lidhur me pozicionet e punës dhe siguron pjesëmarrjen e tyre, bazuar në buxhetin e përfituar;Organizon punën në raste panaire, konferenca apo pjesmarrje të tjera për qëllime të rekrutimit të stafitEshte pergjegjese per ndjekjen e programit te internshipit ne kompani.
Kualifikimet
Të ketë përfunduar arsimin e lartë, në Shkencat Sociale dhe Shoqërore/shkencat Ekonomike etj.Të ketë 2 vite eksperiencë pune në fushën e Burimeve Njerëzore.Të ketë etikë në komunikim verbal dhe të shkruar.Të ketë aftesi të mira organizuese dhe të punuarit në grup.
Shënime
Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë cv-ne e tyre në adresën tonë të Emailit: [email protected].
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", A0/1, Selitë, Tiranë.
Apliko