Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Inxhinier/e Strukturist | Tiranë

    Inxhinier/e Strukturist | Tiranë







    Tirane



    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Inxh. Ndertimi



    Eksperienca



    vetem me eksperience







    Progeen Construction, është një shoqëri private me eksperiencë 11 vjeçare në industrinë e ndërtimit në Shqipëri. Progeen aplikon standardet më të larta të profesionalizmit në veprimtarinë e tij, duke garantuar cilësi dhe besueshmëri absolute tek klientët dhe partnerët. Progeen çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.


    Roli: Inxhinier Strukturist
    Departamenti i Projektimit | Skuadra e Strukturës
    Vendndodhja: Tiranë



    Përmbledhja e Rolit
    Kërkojmë një Inxhinier Ndërtimi të Profilit Strukturist, me pasion të spikatur për profesionin, i cili të jetë përgjegjës për projektimin dhe analizimin e strukturës së objekteve civile dhe industriale, si dhe përpilimin e llogaritjeve të hollësishme në lidhje me forcën dhe qëndrueshmërinë e këtyre strukturave. Ai duhet të jetë i motivuar dhe i angazhuar për të realizuar projekte konstruktive të tilla që përfshijnë aplikimin e teknologjive dhe praktikave më të mira në zbatim, duke optimizuar kostot.



    Përgjegjësitë:

    Të hartojë projektet e strukturave të objekteve civile dhe industriale duke u referuar normave dhe standardeve evropiane të projektimit;
    Të krijojë modelet strukturale të objekteve civile ose industriale duke shfrytëzuar programet kompjuterike të projektimit;
    Të llogarisë ngarkesat e përhershme dhe të përkohshme të strukturave të objekteve civile dhe industriale;
    Të përzgjedhë materialet e përshtatshme mbi bazën e karakteristikave të strukturës;
    Të hartojë vizatimet, raportet finale dhe preventivat e objekteve civile dhe industriale;
    Të mbikëqyrë proceset e ndërtimit të karabinasë të objekteve dhe të ndihmojë në zgjidhjen e problematikave që hasen gjatë kësaj faze;
    Të bashkëpunojë dhe bashkëveprojë punën me kolegët e Departamentit Teknik të shoqërisë si arkitektët, inxhinierin mekanik, elektrik, si dhe inxhinierë të disiplinave të tjera, për të pasur një produkt final cilësor dhe me kosto sa më efektive.


    Kualifikimet:

    Diplomë në Inxhinieri Ndërtimi, profili Strukturist;
    Eksperiencë pune mbi 3 vjet;
    Të ketë eksperiencë dhe njohuri të mira të metodave, materialeve dhe normave të ndërtimit;
    Të jetë i aftë të përshtatet me teknologjinë dhe kërkesat e reja që dikton tregu i ndërtimeve;
    Të jetë i azhurnuar me çmimet e tregut për proceset ndryshme të punimeve për ndërtime civile dhe industriale;
    Të ketë aftësi për të punuar nën presion dhe për të përmbushur afatet e dhëna;
    Të ketë aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime;
    Të jetë i aftë të punojë në grup, në bashkëpunim e bashkëveprim me anëtarët e tjerë të stafit të shoqërisë.


    Mënyra e aplikimit
    Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën [email protected], duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit, brenda datës 30.09.2024.


    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

     




    Apply
Working...
X