Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    PronatyraMD ofron vend pune Supervizor Financiar

    PronatyraMD ofron vend pune Supervizor Financiar





















    Tirane



    Nr. Njesia - Zona me e afert?



    2 Pazari i ri | Toptani | 9-katshet | Barrikada





    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Ekonomist-Financier/eKontabilitet | AuditMenaxhim



    Gjuha

    italisht



    Eksperienca



    vetem me eksperience







    Pronatyra Treg prej 15 vitesh histori suksesi në drejtimin e një rrjeti të shitjeve ushqimore me pakicë​
    Qëllimi I punës

    Supervizori Financiar do të mbikëqyrë fluksin financiar te shoqerise, planifikimin dhe raportimin ne kohe te gjendjes likuide te shoqerise. Gjithashtu do ndjeke dhe deklarimet tatimore te periudhes.

    Përgjegjësitë kryesore

    Monitoron llogarite financiare te shoqerise ne kohe reale si arka, banka, klient, furnitor, paradheniet si dhe cdo llogari qe lidhet me flukset financiare. Mbajtja e regjistrave ekstrakontabel per llogarite e rendesishme financiare.
    Pergatit planin e pagesave javor dhe periodik.
    Ndjek kurset e kembimit dhe marredhenia me agjensite e kembimit
    Ndjek arketimet e supermarketeve sipas procedurave te kompanise.
    Menaxhimi i arkes dhe regjistrit te arkes, rakordimi me kontabilitetin.
    Ndjek veprimet operative me bankat si dhe dokumentacionet administrative te bankave.
    Pergatit pagesat per autorizim.
    Ndjek klientet per arketim si dhe rakordon kartelat me ta.
    Ndjek furnitoret per pagesat si dhe rakordon here pas here kartelat me ta.
    Deklarimi i librave te blerjes dhe shitjes, deklarates se tvsh-se, tatimit ne burim si dhe deklaratave tatimore mujore.
    Identifikon problemet e mundshme te rrjedhjes se parase dhe parregullsite financiare
    Ndjek aplikimet ne ealbania te shoqerise ne lidhje me ndryshimet ne ekstraktet e shoqerise, licensa te ndryshme.
    Analizon raportet financiare në lidhje me buxhetin aktual dhe informacionin e vitit të kaluar.
    Ofron mbështetje teknike për stafin nëpunës dhe profesional.
    Mbikëqyr rrjedhën e përditshme të punës së departamentit.
    Menaxhon arkiven e zyres.
    Raporton periodikisht ceshtjet financiare drejt CFO.
    Kryen detyra të tjera të ngjashme siç i janë caktuar.
    Kërkesat/Kualifikimet e punës:

    Kërkohet diplomë bachelor në kontabilitet, financë ose administrim biznesi.
    Kërkohet tre deri në pesë vjet përvojë mbikëqyrëse, prioritet eksperiencat ne rrjete supermarketesh.
    Njohuri te paketes office, Microsoft Excel ne vecanti dhe programeve financiare, Alfa Bussines, etj.
    Njohuri te legjislacionit tatimor.
    Aftësia për të ndihmuar në menaxhimin dhe kontrollin financiar
    Aftësia për të drejtuar dhe punuar ne një ekip
    Njohuri te gjuhes italiane
    Aftësia për të punuar nën presion
    MËNYRA E APLIKIMIT:

    Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre në adresën e e-mailit [email protected] ose në adresën Rr. Barrikadave, Galeria e Tiranes, kati II, Tirane.

    Departamenti i Burimeve Njerëzore do të kontaktojë për intervistë vetëm aplikantët e kualifikuar.​

     




    Apply


    WhatsApp

















    [email protected] | +355 67 200 2359
Working...
X