Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Sarande, ofroj vend pune Menaxher Marketi

    Sarande, ofroj vend pune Menaxher Marketi





















    Sarande



    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Menaxhim



    Gjuha

    anglisht



    Eksperienca



    vetem me eksperience







    DIMENSION HR është një kompani e specializuar në fushën e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, duke ofruar një gamë të gjerë shërbimesh si kërkimi i ekzekutivëve, rekrutimi, programe trajnimi, shërbime EOR, këshillim për karrierën etj,Përmes angazhimit tonë të pandërprerë në çështjet e burimeve njerëzore, synojmë të udhëheqim zhvillimin dhe përmirësimin e standardeve profesionale në tregun e punës.



    Në emër të një kompanie të madhe me aktivitet shumëvjeçar në Shqipëri dhe rajon, DIMENSION HR po rekruton kandidatë për pozicionin:

    Menaxher Marketi (Sarandë)​
    Detyrat e pozicionit:

    Të sigurohet që raftet dhe gondolat janë të sistemuara për hapjen e dyqanit;​
    Të sigurohet që produketet e departamentit të Fresh të jenë gati për hapjen e dyqanit;​
    Të sigurohet cdo ditë bërja e porosive ditore tek furnitorët dhe magazina qëndrore;​
    Të sigurohet që është bërë kontrolli i saktë i porosive sipas faturimit;​
    Të sigurohet për kontrollin e saktë dhe të mbajë përgjegjësi për Cash-in në dyqan;​
    Të sigurohet që pozicionimet promocionale dhe kokat e rafteve janë të mbushura me produkte;​
    Të sigurohet që në kokat e rafteve implementimi është bërë sipas planit të departamentit marketing;​
    Të kontrollojë për cdo sektor datat e skadencës;​
    Të kontrollojë që produktet janë të vendosura sipas datave të skadencës;​
    Të sigurohet që produktet e freskëta janë të ekspozuara në kohë;​
    Të verifikojë vendosjen e komunikimit të cmimit në cdo ekspozim sekondar;​
    Të realizojë në kohë ndryshimet në rastet e zëvëndësimit të furnitoreve, katalogut dhe sezonit;​
    Të realizojë sistemimin sipas niveleve të rafteve referuar standartit Layout të dyqanit​
    Të sigurohet që janë të vendosura tematikat e expozitorëve;​
    Të jetë aktiv në supervizimin e shërbimit të klientit;​
    Të marrë vendime dhe të mbajë përgjegjësi përpara klientit dhe për klientin;​
    Të kontrollojë të gjithë cmimet e shitjes, të bëjë porosi për cmimet që mungojnë si dhe të sigurohet që cdo produkt është i paisur me cmimin përkatës;​
    Të ndërmarri të gjithë veprimet për të përmbushur arritjen e targetave (shitje, kosto dhe hedhje).​

    Menaxhimi i stafit: ​
    Supervizimi i punës së stafit;​
    Në bashkëpunim me Burimet Njerëzore bën rekrutimin e stafit:​
    Organizimi i orareve të punës dhe turneve për punonjësit sipas nevojave të dyqani:​
    Të sigurohet që stafi është i pajisur me uniformë të pastër dhe veshje korrekte;​
    Të kontrollojë nëse stafi hyn dhe del nga dyqani nga dera e autorizuar.​
    Të kujdeset për sigurinë e produkteve dhe stafit;​
    Të bashkëpunojë me departamentin e sigurisë për problemet brenda dyqanit;​
    Të supervizojë hapjen dhe mbylljen e dyqanit.​
    Administrimi:​
    Të bashkëpunojë me departamentet e HR, IT, Marketing, Financë dhe Blerje;​
    Të supervizojë lëvizjet e parasë brenda dyqanit dhe dërgimet në bankë.​
    Të raportojë tek menaxheri Rajonal/Operacional për problemet teknike në dyqan.​

    Kualifikimet dhe Aftësitë:​
    Edukimi: Diplomë universitare, e preferuar në Administrim Biznesi/Ekonomi.
    Eksperiencat e punës: Së paku 5 vjet me përvojë në pozicione drejtuese në kompaninë retail.
    Aftësitë:

    Njohuri të mira të gjuhës angleze – të folur dhe të shkruar;
    Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office.
    Trajnime në Menaxhim Personal, Menaxhim Dyqani, Shitje;
    Aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të njerëzve;
    Aftësitë drejtuese;
    Aftësitë vendimmarrëse;
    Aftësi të shkëlqyera komunikuese;
    I/ E orientuar drejt rezultatit.



    Menyra e aplikimit:
    Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetëm në adresën tonë [email protected] me subjekt «Menaxher Marketi Sarande»
    Bazuar në aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.

    JU MIREPRESIM!



    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.

    Cel. : 0674647484

     




    Apply


    WhatsApp

















    Web: www.dimensionhr.al
    Email: [email protected]
    Cel: +355 69 20 46 320 | +355 67 46 47 484
    Adresa: Rr. "Moskat" | Prane LSI - Tirane, Albania
Working...
X