Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Kerkohen Menaxher/e Dyqani (Shop Manager) - Vlorë, Korçë, Tiranë dhe Sukth

    Kerkohen Menaxher/e Dyqani (Shop Manager) - Vlorë, Korçë, Tiranë dhe Sukth







    Tirane



    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Menaxhim



    Gjuha

    anglisht



    Eksperienca



    vetem me eksperience







    Buzi Store në kuadër të zgjerimit të stafit, po kërkon Menaxher/e Dyqani të aftë dhe me përvojë për pikat e shitjes në qytetet: Vlorë, Korçë, Tiranë dhe Sukth. Kandidatët idealë duhet të kenë eksperiencë të mëparshme në menaxhimin e një dyqani ose biznesi të ngjashëm, aftësi të forta në komunikim dhe organizim, si dhe të jenë të orientuar drejt ofrimit të shërbimit të shkëlqyer ndaj klientit.

    Përgjegjësitë:

    Menaxhimi i operacioneve ditore dhe mbikëqyrja e stafit të shitjes.
    Hartimi i planit javor dhe ndarja e orarëve për stafin e shitjes.
    Trajnimi i stafit mbi procedurat dhe rregullat e kompanisë.
    Organizimi i sesioneve të trajnimit për stafin e shitjes për produktet.
    Kujdesi për prezantimin e produkteve në dyqan (merchandising).
    Menaxhimi i menaxherëve të produkteve për përmirësimin e proceseve operacionale dhe ato të shitjes.
    Trajtimi i problemeve dhe orientimi i stafit.
    Kujdesi për furnizimin e përditshëm të dyqanit.
    Bashkëpunimi ndërdepartamental gjatë fushatave ose nevojave operacionale.
    Monitorimi dhe analizimi i performancës së shitjeve dhe raportimi te drejtuesit përkatës.
    Implementimi i strategjive për rritjen e shitjeve dhe përmirësimin e përvojës së klientëve.
    Sigurimi i përmbushjes së objektivave të shitjes dhe menaxhimi i buxheteve të dyqanit.
    Zhvillimi dhe zbatimi i politikave dhe procedurave të reja për përmirësimin e proceseve operacionale.
    Menaxhimi i marrëdhënieve me klientët dhe zgjidhja e ankesave në mënyrë efektive.
    Kualifikimet dhe Kriteret:

    Diplomë universitare në Administrim Biznesi, Menaxhim, ose fushë të ngjashme.
    Përvojë pune në menaxhimin e dyqaneve ose pozicione të ngjashme.
    Aftësi të shkëlqyera organizative dhe planifikimi.
    Aftësi të mira komunikuese dhe ndërpersonale.
    Lidershipi dhe aftësi për të udhëhequr dhe motivuar ekipin.
    Njohuri të mira të paketës Microsoft Office dhe programeve të menaxhimit të shitjeve.
    Njohuri të gjuhës angleze; gjuhët e tjera janë plus.
    Fleksibilitet për të punuar orë të zgjatura dhe në fundjavë, kur është e nevojshme.
    Ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në adresën e emailit: [email protected] ose na shkruani ne numer whatssapp: +355 695320780

    Afati i aplikimit: 30 Shtator 2024

     




    Apply


    WhatsApp
Working...
X