Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Fier, ofrohet vend pune Specialist Finance dhe Marrje në Sigurim, Fier

    Fier, ofrohet vend pune Specialist Finance dhe Marrje në Sigurim, Fier







    Fier



    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Agjent shitje | Menaxhim shitjeEkonomist-Financier/eFinance-Specialist | Banke / SigurimeMarketingMenaxhim





    “SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” sh.a. pjese e Uniqa Group Austria, shoqëri Sigurimi me eksperiencë 25 vjeçare, themeluar më 22 Shkurt 1999, e përfaqësuar me 8 kompani sigurimi Jetë dhe Jo-Jetë, Risigurime dhe Fond Pensionesh që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 42 produkte, me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë në mbi 900 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, shpall 2 (dy) vende të lira pune për:

    Specialist Finance dhe Marrje në Sigurim, Fier

    Roli dhe Përgjegjësitë:

    Të shesë produktet e sigurimeve klientëve potencialë; individë, biznese të vogla e të mesme, korporata dhe entitete publike për të siguruar mitigimin e risqeve që mbulohen dhe mitigohen me produkte sigurimi.
    Të jetë proaktiv, i/e strukturuar në shpjegime për klientët që të garantojë përpuethshmërinë e nevojave të tyre me mbulimet respektive të produktit/eve të sigurimit.
    Të mirëmbajë marrëdhëniet me klientët egzistues dhe të krijoj databazë klientësh të rinj që të mundësoj arritjen e objektivave të vendosura nga kompania.
    Të jetë person i organizuar në lidhje me plotësimin korrekt të dokumentacioneve përkatëse të çdo praktike sigurimi.
    Kujdeset për regjistrimin e lëvizjeve të bankave në sistem.
    Rregjistron faturat dhe kryen kontabilizimin e shitjeve.
    Kujdeset në mënyre të vazhdueshme për arkëtimin e primeve dhe të kësteve.

    Kriteret që aplikantët duhet të plotësojnë janë:

    Të ketë mbaruar arsimin e lartë në Fakultetin e Ekonomisë.
    Minimumi 3 vjet eksperiencë pune në kompani apo industri me vlerësim performance.
    Orientim ndaj rezultateve dhe me ego vet-motivuese për të arritur objektivat.
    Energjik, dinamik dhe proaktiv në komunikim me klientë.
    Të jetë i/e organizuar dhe strukturuar në aspektin operativ.
    Të njohë programet e paketës Microsoft Office (excel, word).
    Gjuha e huaj është avantazh për kandidatin (të shkruar dhe të folur).
    Të interesuarit, brenda datës 26.09.2024 të dorzojnë CV në adresën zyrtare të e-mail-it: [email protected] ose në postën e shkruar në adresën: Sigal Uniqa Group Austria; Departamenti Legal & Burimeve Njerëzore; “Qëndra e Biznesit SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose na kontaktoni në numrin e telefonit 04 22 333 08.

     




    Apply


    WhatsApp

















    SIGAL UNIQA Group AUSTRIA
    Life and non Life Insurance
    Blv. Zog I , Nr 1
    Tirana - Albania
    Phone: +355 4 2233308
    Fax: +355 4 2250220
    Whatsapp: +355 68 606 2829
    E-mail: [email protected]
    Website: www.sigal.com.al

    Listo ofertat e punesimit - SIGAL UNIQA Group AUSTRIA sh.a
Working...
X