Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Ekonomist/e Investimesh

    Tirane, ofrohet vend pune Ekonomist/e Investimesh







    Tirane



    Fusha | Profili i punes

    Ekonomist-Financier/eFinance-Specialist | Banke / Sigurime



    Eksperienca



    vetem me eksperience







    EnBi Power shpk e themeluar në shtator 2004, operon kryesisht në fushën elektrike në ndërtim, rikonstruksion, mirëmbajtje për prodhimin, transformimin, transmetimin, matjen dhe shpërndarjen e energjisë elektrike në rrjetet e tensionit të lartë, të mesëm dhe të ulët.

    Pozicioni: Ekonomist/e Investimesh
    Departamenti: Financë
    Vendodhja: Tiranë

    Përshkrimi i Punës
    Ekonomist/e Investimesh ndjek nga pikëpamja financiare dhe monitoron projektin dhe raportimet që lidhen me këtë projekt. Krijon dhe ndjek raportin e shpenzimeve suplementare të projektit. Kontrollon në mënyrë të detajuar shpenzimet dhe të ardhurat mujore të realizuara të projektit përkatës që ka në ndjekje.

    Detyrat e përgjithshme të rolit:

    Ndjek dhe monitoron projektin e percaktuar dhe raportimet që lidhen me këtë projekt;
    Rakordon dhe kontrollon llogaritë e arkëtueshme dhe të pagueshme në mënyrë periodike për projekti;
    Krijon dhe ndjek raportin shpenzime suplementare të projektit;
    Kontrollon në mënyrë të detajuar shpenzimet dhe të ardhurat mujore të realizuara të projektit përkatës që ka në ndjekje;
    Ndjek procesin e inventarit të Aseteve si dhe përgatit Analizën Kontabël /Fizik për asetet e shoqërisë;
    Ndjek procesin e inventarit Fizik të materialeve të para si dhe përgatit Analizën Kontabël /Fizik të artikujve të magazines se projektit;
    Ndjekja e procesit te stokut te magazinës me magazinierin dhe departamentin e kostove per projektin;
    Asiston departamentin e finances gjate proceseve audituese me pjesmarrsit e projekteve.

    Kriteret dhe kualifikimet:

    Të zotërojë diplomë universitare në programet e studimit Financë/Kontabilitet;

    Të ketë minimumi 2 vjet eksperiencë në profesion;
    Të jetë i aftë të punojë pa/ose me pak supervizim;
    Të ketë iniciativë, të jetë komunikues, të punojë mirë në grup;
    Të jetë i orientuar për të ndjekur problemet dhe për të arritur zgjidhjen përfundimtare;
    Të zotërojë programin Financa 5;
    E preferueshme njohja e gjuhës angleze;
    Eksperiencë e mëparshme pune në kompani ndërtimi/investimi është favorizuese.

    Nëse jeni të interesuar, dërgoni CV-në tuaj deri në datën 30-09-2024 në adresën [email protected], duke specifikuar pozicionin e punës për të cilin aplikoni.
    Ju informoj se do të kontaktohen vetëm aplikantët, të cilët plotësojnë kriteret e mësiperme.

    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

     




    Apply
Working...
X