Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Durres, ofrohet vend pune Magazinier

    Durres, ofrohet vend pune Magazinier







    Durres



    Nr. Njesia - Zona me e afert?



    11 QTU | Kashar | Casa Italia





    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Magazinier/e



    Eksperienca



    vetem me eksperience







    Shoqëria “VEGA Sh.p.k”, një ndër shoqërite lider në menaxhimin e projekteve dhe në sektorin e shërbimeve të ndërtimit, zhvillon aktivitetin në: ndërtime detare, infrastrukturore, hidrocentrale, ndërtime civile, industriale, etj. Në kuadrin e zgjerimit të saj është në kërkim të një Magazinier, në kantierin e Durrësit.

    Roli dhe Përgjegjësitë:

    Bashkëpunon me Drejtuesin e sektorit (Kantierit) për nevojat e furnizimit me materiale.
    Mban kartela për çdo artikull që ka në magazinë.
    Përpilon dokumentin përkatës justifikues si Fletë-hyrje e Fletë-dalje për çdo lëvizje të mallrave duke zbatuar në çdo rast rregullat financiare.
    Rakordon në mënyrë periodike me sektorin e financë-kontabilitetit, gjendjen kontabël me kartelat.
    Realizon dhe kontrollon saktësinë e inventarit në magazinë dhe përputhjen e gjendjes fizike me atë kontabël.
    Informon periodikisht Përgjegjësin e Sektorit për gjendjen e magazinës dhe probleme të ndryshme që të dalin.
    Njeh dhe zbaton rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes në punë si dhe rregullat e mbrojtjes ndaj zjarrit.
    Njeh dhe respekton Rregulloren e Përgjithshme të Kompanisë si dhe udhëzimet, vendimet dhe urdhërat që rrjedhin prej saj.
    Çdo dite ne fund te dites se punes, ose te nesermen, ka detyrimin, te hedhe ne sistemin financiar të shoqërisë të gjitha veprimet, për të gjitha hyrjet dhe daljet nga magazina, të asaj dite pune ose të ditës së mëparshme.
    Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara

    Të ketë mbaruar arsimin e mesëm ose të lartë profili ekonomik.
    Të ketë eksperience pune minimalisht 2 vjet eksperiencë si Magazinier.
    Të jetë korrekt, i pergjegjshem dhe bashkëpunues.
    Të zoteroje aftesi kompiuterike te paketës Microsoft Office (kryesisht Excel).
    Të ketë aftesi menaxhuese dhe të punës në grup.
    Te jete komunikues i mire, te kryej me pergjegjshmeri detyrat e ngarkuara.
    Shenime:
    Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem dërgoni CV-në tuaj në adresën: [email protected] ose ne whatsapp + 355 67 63 73 433

    *Çdo informacion që do të paraqesin kandidatet lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.

     




    Apply


    WhatsApp
Working...
X