Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Shitëse, Carpisa, Myslym Shyri

    Tirane, ofrohet vend pune Shitëse, Carpisa, Myslym Shyri







    Tirane



    Nr. Njesia - Zona me e afert?



    7 Myslym Shyri | Drejtoria Policise





    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Shites/e | Kasier/e





    Përshkrimi​Fashion Group Albania operon në Shqipëri dhe është pjesë e BALFIN Group. E specializuar në shitjen me pakicë të veshjeve dhe aksesoreve, FGA ka ekskluzivitetin në Shqipëri për një numër markash ndërkombëtare për veshjet si Prenatal, Mango, Okaidi, Geox, Aldo, Springfield, Carpisa, Parfois, Cortefiel, Women’s Secret.

    Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër dhe Holandë, me afërsisht 5,200 punonjës në total.

    Pozicioni: Shites/e
    Njesia: Carpisa Tiranë
    Vendndodhja: Rruga Myslym Shyri, Tiranë


    Përmbledhja e Pozicionit:
    Aktualisht po kërkojmë dhe mirëpresim të rinj të talentuar që ju pëlqen dinamika për t’iu bashkuar ekipit të Fashion Group Albania në dyqanin e Carpisa në rrugën Myslym Shyri, Tiranë. Kandidati i përzgjedhur do të jetë përgjegjës për shërbimin ndaj klientit dhe krijimin e një ambienti te rregullt dhe mikpritës.

    Detyrat​
    Kujdeset për shërbimin ndaj klientit dhe sigurohet që të plotësojë çdo kërkesë të tij;
    Realizon objektivat e përcaktuara nga kompania për shitjet e produkteve;
    Kryen proçesin e hapjeve në kohë të koleksioneve të reja;
    Kontrollon artikujt çdo ditë dhe bën zëvëndësimin e masave të tyre;
    Suporton në proçesin e reklamimit të produkteve në dyqan sipas udhëzimeve të Brand-it;
    Kualifikimet​
    Të ketë mbaruar shkollën e mesme;
    Të punojë në grup dhe të ketë iniciativë;
    Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese;
    Njohuritë në gjuhë të huaja përbëjnë avantazh;
    Eksperiencë pune në shitje në kompani me aktivitet të ngjashëm është avantazh;
    Shënime​Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-të e tyre brenda datës 15.09.2024 në adresën; [email protected]
    Ju lutem kini prarasysh që vetëm personat e përzgjedhur do të kontaktohen.

    Të dhënat tuaja personale, të cilat dergohen nga ju vullnetarisht si përgjigje ndaj kësaj shpallje për vend të lirë pune, mblidhen dhe përpunohen, manualisht dhe/ose elektronikisht, nga Fashion Group Albania shpk, me qëllim vlerësimin e përshtatshmërisë tuaj për t’u punësuar në këtë vend pune. Këto të dhëna aksesohen vetëm nga persona të autorizuar të kompanisë dhe do të ruhen deri në përfundim të procesit të përzgjedhjes së kandidatit fitues. Subjektet e të dhënave personale, mund të ushtrojnë të drejtat e tyre sipas ligjit nr. 9887 dt. 10/03/2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”,i ndryshuar, pranë Fashion Group Albanina shpk, si dhe pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale

    Cel. : [email protected]

     




    Apply











    [email protected] | www.fga.al
Working...
X