Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune

    Tirane, ofroj vend pune







    Tirane



    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Shofer



    Eksperienca



    vetem me eksperience







    Neptun shpk është lider i shitjes me pakicë në sektorin e elektronikës konsumatore dhe elektroshtëpiakeve, pjesë e Grupit BALFIN. Që nga themelimi i tij në 1993, Neptun ka krijuar partneritete të qëndrueshme me marka të mirënjohura ndërkombëtare të teknologjisë, duke u ofruar konsumatorëve një gamë të gjerë prej mbi 7,500 produktesh si një rishitës i autorizuar. Përveç një rrjeti prej 30 dyqanesh fizike, kompania është pioniere e tregtisë elektronike në Shqipëri. Neptun është gjithashtu i pranishëm në Maqedoninë e Veriut (që nga viti 1998) dhe Kosovë (që nga viti 2007).

    Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson mbi 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.

    Pozicioni: Shofer Logjistike

    Departmenti: Logjistikës

    Qëllimi i Pozicionit: Shoferi është përgjegjës për furnizimin me produktet të dala nga Magazina qendrore dhe transportimin e tyre sipas (sasisë dhe cilësisë) të kërkuar nga klienti.

    ​Detyrat

    Kryen transportin e produkteve nga magazina në destinacion.
    Kryen lëvizje dhe transporte midis klientëve, partnerëve, shitësve dhe magazinës.
    Mban ditarin e furnitorit gjatë gjithë orarit të punës ku shënohen të gjitha lëvizjet.
    Raporton çdo ngjarje tek Menaxheri i Logjistikës.
    Mirëmban automjetet dhe dokumentet e tyre.
    Është përgjegjës të performojë detyra të tjera që kërkohen nga Supervizori.
    ​Kualifikimet

    Te zotërojë patentë te klasit C.
    Te zoteroje CAP.
    Te zoteroje Karten e Tahografit.
    Aftësi shumë të mira organizuese dhe koordinuese.
    Aftësi për të dhënë sugjerime dhe alternativa për zgjidhjen e problemeve dhe situatave.
    Aftësi të mira komunikimi dhe të bashkëpunimit.
    Të jetë i besueshëm, i përgjegjshëm dhe të përmbushë detyrimet e punës.
    Shënime

    Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar këtu ose apliko nga duapune.com.

    Kushtet e punës:

    Neptun ofron një paketë përfitimesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës.

    Procedura e aplikimit: Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV e tyre para datës 23/09/2024 në adresën [email protected] ose në numrin e kontaktit
    +35568 900089

    * Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

     




    Apply


    WhatsApp

















    Human Resources Department
    T: +355 4 2380002
    @: [email protected] | www.neptun.al
    Selia Brunes Space, Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan,
    Përballë Qendrës Tregtare TEG, Lundër, Tirane, Albania
Working...
X