Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Specialiste Prokurimesh & finance

    Tirane, ofrohet vend pune Specialiste Prokurimesh & finance







    Tirane



    Nr. Njesia - Zona me e afert?



    5 Komuna Parisit | Kristal Center





    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Finance-Specialist | Banke / Sigurime





    Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale

    Elektro-Servis shpk është një kompani e specializuar në riparimin e pajisjeve elektronike dhe elektro-shtëpiake. E themeluar prej vitit 2008 Elektro-Servis është servisi më i madh në Shqipëri dhe vendet fqinje, me të drejtat ekskluzive për market më në zë ne botë si: Samsung, LG, Sonny, Philips, Beko, Bosch etj.

    Pozicioni: Specialiste Prokurimesh dhe Finance
    Departamenti: Finance
    Raporton tek: Menaxhere e Finances
    Vendndodhja: Tiranë

    Përmbledhja e Pozicionit:
    Pergjegjes per hedhjen dhe rakordimin e montimeve dhe instalimeve, rakordime te sherbimeve qe kryen per funksione te caktuara. Pergjegjes per procesin e prokurimeve sipas nevojave te kompanise.

    Detyrat/Përgjegjësitë:

    Mbledh te dhenat nga dyqanet apo klientet per cdo rast montimi kondicioneri dhe instalime produkte.
    Kontrollon shperndarjen e rasteve te montimeve dhe instaimeve sipas politikave te kompanise.
    Azhornon databazen e montimeve dhe instalimeve ne baza ditore, duke pasqyruar cdo te dhene te kerkuar.
    Rakordon me dyqanet Neptun per montimet AC te shitura dhe instalimet.
    Rakordon me financen Neptun per totalin e arketimeve te montimeve dhe instalimeve ne baza mujore, proceson faturimin per vlerat totale.
    Ndermjeteson marredhenien midis manaxhereve te shitjes me shumice dhe departamentin teknik.
    Kontakton me furnitoret dhe negocion cmimet per blerjet qe ka nevoje kompania.
    Perzgjedh ofertat me te mira sipas procedures, arkivon dokumentat e procesit te prokurimit.
    Mbledh dhe ekzekuton kerkesat per material nga cdo department ne baza mujore.
    Proceson ne sistem te gjitha faturat e blerjeve material apo pjese kembimi
    Kryerja e detyrave të tjera të caktuara nga supervizori direkt.
    Rregjistrimi dhe ndjekja e deklaratave doganore+kostot doganore.
    Pergatitja e faturave te shitjes per pjeset e këmbimit ( inventar).


    Kërkesat e Edukimit: Arsim te larte ne profilin Ekonomik
    Kualifikimet, Aftësitë, Njohuritë, Eksperienca Pervojat profesionale:

    Eksperience pune 2 vjet ne pozicione te ngjashme.
    Njohuri te mira te gjuhes angleze.
    Njohuri shume te mira te paketes Microsoft Excel
    Aftesi per te perpiluar raporte



    Aftesi te tjera:
    Aftesi shume te mira organizimi, koordinimi, negocimi. Aftesi per te respektuar afatet
    Aftesi shume te mira komunikuese. Aftesi per te punuar ne grup.

    Kushtet e punës: Grupi Balfin ofron një paketë benefitesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë të bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës.

    Afati i dorëzimit:15 Shtator 2024!
    * Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr.9887 të vendosur nga Parlamenti i Shqipërise mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale”.

     




    Apply












    Rr. Shkelqim Fusha, Selite,
    Pallati “Matrix Konstruksion”, Kati 0 dhe +1, Tirane, Albania
    [email protected] | www.elektroservis.al
Working...
X