Tiranë, ofrohet vend pune Arkëtar/e
Në kuadër të procesit të plotësimit të personelit Spitali Salus kërkon Arkëtar/e me karakteristikat si më poshtë:
Të jetë diplomuar në Financë/Kontabilitet/Ekonomiks/Administrim Biznes ose fusha të ngjashme.Të ketë minimumi 1 vit eksperiencë në pozicionin e arkëtarit/es përben avantazh.Të punojë në grup dhe të jetë i/e gatshëm për të punuar në një mjedis dinamik.Të ketë njohuri shumë të mira të programeve të Microsoft Office, veçanërisht Excel dhe Word.Njohuri të mira të gjuhës angleze.
Detyrat:
Përgjegjës për të gjitha faturimet dhe transaksionet që lidhen me departamentet.Mbledh informacionin mbi debitorët nga Departamenti i Shitjes dhe merr masa për të mbledhur shumat.Përgatit dhe bën rakordimin e rregullt të bilancit të parasë në fund të çdo dite dhe siguron që shifra e saktë të raportohet në pasqyrën përkatëse.Përgjegjës për çdo transaksion të kryer gjatë ditës dhe të regjistruar në përputhje me rregulloret tatimore dhe rregullat administrative.Siguron cilësinë dhe rëndësinë e raportimin të brendshëm. Ndjek të gjitha politikat dhe procedurat në vend.
Procedura e aplikimit:
Kandidatët aplikues, deri në datën 31.01.2024, duhet të nisin në adresën elektronike [email protected] dokumentacionin e mëposhtëm:
Një CV të përditësuar, në gjuhën shqipe.
Vetëm personat që plotësojnë kriteret e vendosura më sipër do të kontaktohen.
Të dhënat e aplikantëve mblidhen, përpunohen dhe trajtohen në mënyrë konfidenciale në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale i ndryshuar.
Suksese!
Apliko