Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Elbasan, ofroj vend pune Inxhinier Elektrik

    Elbasan, ofroj vend pune Inxhinier Elektrik







    Elbasan



    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Inxh. Elektrike | Elektronike



    Gjuha

    anglishtitalisht



    Eksperienca



    vetem me eksperience







    MEPS Albania
    ,shoqëri e themeluar në 2017, me seli në Elbasan, e fokusuar në energjitikë, Transmetim e Shpërndarje dhe Energji të Rinovueshme! MEPS është e certifikuar sipas standarteve ISO 9001:2015, ISO 14001:2015, BS OHSAS 18001:2007, dhe ISO 50001:2011.

    Për nevojat e projekteve kërkojmë të punësojmë një Inxhinier Elektrik në detyrën e inxhinierit të kantierit dhe zyrës (hibrid).


    Detyrat dhe Përgjegjësitë

    • Kontribuon ne hartimin e projekteve për nevojat e shoqërisë.
    • Zbërthen projektet dhe jep zgjidhje teknike.
    • Asiston ne proçesin e prokurimeve, ana teknike.
    • Ndjek ecurinë e punimeve në çdo fazë (kantier, zyrë), kujdeset për cilësinë dhe afatet e punimeve/kontratës.
    • Monitoron dhe raporton progresin e projekteve në baza javore dhe mujore.
    • Ndjek dhe kujdeset për aplikimin e proçedurave të cilësisë.
    • Përgatit dokumentacionin tekniko–ligjor sipas projektit
    • Drejton punimet në terren dhe bashkëpunon me ekipin e terrenit
    • Inspekton pajisjet dhe mjetet e punës duke verifikuar gjëndjen e tyre
    • Organizon dhe mbikqyr punën e ekipit të terrenit
    • Detyra të tjera në bazë të kërkesave të shoqërisë

    Pozicioni i punës është me kohë të plotë, dhe hibride, duke përfshirë punën në zyrë dhe në terren/kantier.

    Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara

    • Bachelor në Inxhinieri Elektrike, diploma Master përbën avantazh
    • Eksperiencë në projekte me natyrë elektrike, (projektet energjisë së rinovueshme, shpërndarjes dhe të transmetimit përbëjnë avantazh) së paku 1 vit
    • Njohuri mbi legjislacionin dhe rregulloret e fokusuara në energjinë elektrike
    • Aftësi të mira në përdorimin e AutoCAD-it, njohuri në PVSol dhe PVSyst përbëjnë avantazh
    • Zotërim i gjuhës angleze, gjuha italiane përbën avantazh
    • Gatishmëri për të punuar në projekte në terren/kantier
    • Aftësi praktike në zgjidhjen e problemeve dhe aftësi analitike.
    • Aftësi për të punuar në grup dhe i pavarur.
    • Aftësi për të organizuar dhe drejtuar kantierin.
    • Aftësi të mira komunikuese.
    • Njohuri në të folur dhe në të shkruar të gjuhës Angleze, njohuritë e gjuhës Italiane përbëjnë avantazh.
    • Certifikime profesionale në fushën e inxhinierisë përbëjnë avantazh



    Aplikimet janë të hapura deri me datë 05.09.2024.

    Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në në adresën elektronike: [email protected]
    ose të kontaktojnë në nr. 00355686005055.

     




    Apply


    WhatsApp
Working...
X